Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme konfirmoi 5 raste të reja me koronavirus në Mirditë.
Burimet për mediat kanë bërë me dije se nga 5 të infektuatit 4 janë pjestarë të një familje, ndërsa tjetri është drejtori i Drejtorisë së tensionit të Lartë në OST.
Mësohet se familjarët me origjinë nga Mirdita, jetojnë në Tiranë. Ata kishin kërkuar që tu bëhet tamponi, por për shkak të fluksit nuk u ishte mundësuar. Si zgjidhje ata kanë menduar të udhëtojnë në Mirditë, ku i janë nënshtruar edhe testit, ku kanë rezutuar pozitiv.
Vendi ynë prej disa javësh gjendet në një situatë të rënduar nga koronavirusi. Kujtojmë që ditën e sotme 2 gra e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa janë shënuar 108 raste të reja.


