Burime për Top Channel bëjnë me dije se përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë, mësohet se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Dibër dhe NJVKSH Bulqizë vazhdojnë me protokollet e ndjekjes së këtij rasti.
Gjithashtu janë marrë masat për rastin në fjalë, pasi i infektuari ka patur kontakte me persona të tjerë për shkak edhe të pozicionit të punës.

