• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUTET NË SHQIPËRI ME MJETIN SUPER LUKSOZ TË VJEDHUR NË ITALI/ Arrestohet shqiptari që banonte në Zvicër
Home
Aktualitet
Kronikë

FUTET NË SHQIPËRI ME MJETIN SUPER LUKSOZ TË VJEDHUR NË ITALI/ Arrestohet shqiptari që banonte në Zvicër

28 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës një 36-vjeçar kosovar, me banim në Zvicër, si dhe i ka sekuestruar mjetin super-luksoz, të cilin rezulton se e kishte vjedhur në Itali.

Në pranga ka rënë i riu L. R., i cili ka tentuar të fusë në territorin shqiptar mjetin e vjedhur tip “Lamborghini Gallardo”.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Intensifikohen masat për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare.

Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME KREUN E KLSH-SË/ Ruçi: Bëhuni gardiani i pakompromis për mirëpërdorimin e fondeve publike
Previous article VRAU KRYEPLAKUN PËR MOTIVE BANALE/ Dënohet me 24 vite autori i ngjarjes në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT