Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është plazhi i Drimadhes.
Plazhi i Drimadhes është një nga plazhet më të mrekullueshme shqiptare, i cili ndodhet afër Dhërmiut.
Një plazh që frekuentohet nga një numër i madh turistësh për bukurinë dhe qetësinë që të ofron. Nuk mund të lemë pa përmendur faktin që plazhi i Drimadhës është kthyer në një destinacion ku mbizotërojnë moshat e reja dhe frekuentohet cdo vit e më shumë nga ta, duke theksuar këtu edhe shume alternativa per t♪7 rinjte nga lounget e deri te clubet dhe restorantet.
Një xhevahir i çmuar i krijuar nga natyra e bukur, i rrethuar me male të larta dhe shkëminj, ujë të kristaltë si dhe një rërë të veçantë për të kaluar pushimet e ëndërruara.
Siç duket edhe nga pamjet që sjellim, vështirë ti rezistosh një prej plazheve padyshim me te veçanta të rivierës shqiptare.
Një destinacion që nuk duhet humbur në këtë sezon turistik në Shqipëri./ Rreth e Rrotull Shqipërisë.