• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë: Mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin muajt e ardhshëm
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë: Mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin muajt e ardhshëm

28 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryevirologu amerikan i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci u deklarua se në muajt në vijim mijëra amerikanë do vazhdojnë të vdesin nga infeksioni i Covid-19 dhe miliona të tjerë do vazhdojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive tha gjithashtu se çdo ditë në SHBA infeksioni po vret rreth 1000 persona, pavarësisht se autoritetet po mundohen ta frenojnë pandeminë dhe se “Kjo është arsyeja pse ato pak gjëra që kemi në dorë për t’i bërë, në mungesë të vaksinës, duhet ti zbatojmë, të tilla si respektimi i distancimit fizik dhe mbajtja e maskave, për të lehtësuar sadopak dëmet shëndetësore dhe ekonomike si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje shteteve që të zbatojnë masa më të reja dhe të rrepta izolimi dhe bllokimi, disa javë pas rihapjeve që nisën në muajin e kaluar, teksa autoritete spitalore gjithnjë e më shpesh po flasin për tejkalim të kapaciteteve në repoartet covid dhe ato të terapisë intensive, ku trajtohen pacientët me gjendje më të renduar shëndetësore.

Ndërsa Presidenti Donald Trump tha të hënën se disa guvernatorë duhet të jenë më të shpejtë në rihapjen e shteteve, koordinatorja e emergjencës Covid pranë Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx tha se në vend ka rritje shqetësuese të numrit të rasteve të reja, kryesisht në Indiana, Ohio, Kentucky, Tenesi dhe Virginia. Ekspertët e shëndetit gjithashtu kanë rekomanduar mbajtjen e maskave nga të gjithë dhe në të gjitha vendet e mbyllura publike dhe që tubimet sociale të kufizuara në më pak se 10 persona.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të paktën 27 shtete kanë ndaluar ose anuluar planet e rihapjes dhe po planifikojnë vendosjen e kufizimeve të reja në tentativë për të dalë jashtë nga ‘pylli’ i pandemisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON VALA E INFEKTIMEVE NË PARLAMENT/ Konfirmohen me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë. Ja cilët janë
Previous article NË MAKINË DHE DUKE QARË/ Kim Kardashin fotografohet nga paparacët në takimin e parë me Kanye pas deklaratave të bujshme

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT