• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 MIJË VULLNETARË FUTEN NË FAZËN FINALE TË VAKSINËS PËR COVID-19/ Trump optimist: Shpejtësia marramendëse…
Home
Nderkombetare

30 MIJË VULLNETARË FUTEN NË FAZËN FINALE TË VAKSINËS PËR COVID-19/ Trump optimist: Shpejtësia marramendëse…

28 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin mirë në përpjekjet për zhvillimin e një vaksine, ndërkohë që në Karolinën e Veriut një laborator filloi prodhimin e dozave të një vaksine kandidate.

Presidenti vizitoi mjediset e laboratorit pranë qytetit Rali, ku do të fillojë prodhimi i dozave që do të shërbejnë për provat klinike me 30 mijë vullnetarë.

Kompania Fujifilm Diosynth po prodhon doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania farmaceutike Novavax, me bazë në Gejthisburg të Merilandit. Kjo kompani mori 1.6 miliardë dollarë nga qeveria federale amerikane në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar prodhimin e një vaksine.

Administrata Trump ka deklaruar Operacionin “Shpejtësia Marramendëse”, një program për mbështetjen e disa operacioneve paralele për zhvillimin e një vaksine me shpresën që brenda muajit janar do të ketë gati për përdorim 300 milionë doza të një vaksine të efektshme dhe të padëmshme.

Ndërkohë që presidenti zhvillonte vizitën në Karolinën e Veriut, nënpresidenti Mike Pence ishte në Majami ku filluan të hënën provat klinike të vaksinës që po zhvillohet bashkarisht nga kompania Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit.

“Kjo është një ditë historike, pasi po fillojmë punën me intensitet për një vaksinë,” tha Pence.

Shtëpia e Bardhë i ka varur shpresat tek prodhimi i shpejtë i një vaksine si kundërpërgjigje ndaj kritikave se administrata ka dështuar në masë të madhe në përpjekjet për të vënë nën kontroll koronavirusin.

Por disa ekspertë të shëndetit publik thonë se mund të duhen vite të tëra për të zhvilluar një vaksinë të sigurtë dhe të efektshme.

Shefi i Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, i cili shoqëroi nënpresidentin në Majami, tha se agjencia që ai drejton “nuk do t’i bjerë për shkurt” punës në analizimin e vaksinave.

Me mbështetjen e qeverisë federale, një numër kompanish kërkimore po punojnë për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Provat e vaksinës kandidate

Prova më e madhe klinike në botë me vaksinën kundër COVID-19 nisi të hënën me 27 korrik me vullnetaret e parë nga 30 mijë të planifikuar. Vaksina eksperimentale është prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania “Moderna Inc.”, dhe është një nga disa prej kandidateve të mundshme në garën botërore për prodhimin e një vaksine kundër virusit.

Nuk ka ende asnjë garanci se vaksina eksperimentale e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe “Moderna Inc.”, do të garantojë mbrojtje nga COVID-19.

Vullnetarët nuk do ta dinë nëse po marrin injeksionin e vërtetë apo një imitim të vaksinës. Pas dy dozash shkencëtarët do të ndjekin nga afër se cili grup do të pësojë më shumë infeksione, ndërsa ato vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në ato zonat ku virusi po përhapet i pakontrolluar.

Kompania “Moderna” tha se vaksinimi nisi në Savanah të Xhorxhias mes më shumë se 12 vendeve të tjera ku po kryhen prova klinike në të gjithë vendin.

Në Binghamton të Nju Jorkut infermierja Melissa Harting tha se ajo ishte ofruar si vullnetare “për të bërë atë që i takon për të ndihmuar”. “Ndihem e ngazëllyer” tha zonja Harting përpara vaksinimit të hënën në mëngjes.

Disa vaksina të tjera eksperimentale të prodhuara nga Kina dhe nga universiteti i Oksfordit në Britani ndodhen në fazën përfundimtare të disa testime në shkallë të ulët që po kryen në Brazil dhe vende të tjera të goditura rëndë nga pandemia. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJT AUSTRISË/ Futbollisti i Skënderbeut pranë bashkimit me Bekim Balajn
Previous article PAS TAKIMIT ME RAMËN/ Yuri Kim dhe Soreca sot në selinë blu, i shkojnë në zyrë Bashës para mbledhjes së ‘Këshillit’

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT