• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHIN KTHYER NË MAKTH PËR PRONARËT E SHTËPIVE DHE LOKALEVE/ Arrestohen dy hajdutët në Kavajë
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHIN KTHYER NË MAKTH PËR PRONARËT E SHTËPIVE DHE LOKALEVE/ Arrestohen dy hajdutët në Kavajë

28 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kavajës ka arrestuar dy hajdutë, që ishin kthyer në makthin e pronarëve të banesave dhe lokaleve.

Në pranga kanërënë dy të rinj 35 dhe 29 vjeç, të cilët janë autorë të disa vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë.

-A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.200 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAMPONËT TEK PRIVATI/ Beqaj: S’u lejuan pasi nuk gjurmonim dot të infektuarit
Previous article KURA E RIGONIT/ Si ta përdorni kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT