Një aksident i rëndë është shënuar ditëne sotme në Berat.
Bëhet me dije se një makinë me targa AA 135 BZ, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësh rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit rreth 30-vjeç dhe pasagjeri.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital. Sakaq, në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


