• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJE LISTASH 100%/ Peza: “Opozita e rrugës” po gjen sebepe për të bllokuar procesin. PS në asnjë hap arbitrare në vendime
Home
Politikë

HAPJE LISTASH 100%/ Peza: “Opozita e rrugës” po gjen sebepe për të bllokuar procesin. PS në asnjë hap arbitrare në vendime

27 July, 2020 F.autor Politikë

Sekretari për mediat në PS, Alfred Peza i konsideron propozimet e opozitës jashtëparlamentare për hapje plotësisht të listave dhe ruajtje koalicionesh parazgjedhore, një mënyrë opozitare për të bllokuar procesin për qëllime politike.

I ftuar në studion e edicionit të lajmeve në “Vizion Plus”, Peza tha se palët politike duhet të bashkëpunojnë në lidhje me hapat e mëtejshëm në një proces sa më të mirë zgjedhor.

“Të gjithë aktorët dhe faktorët duhen dëgjuar dhe gjykuar. Ky proces nuk ka filluar sot. Është iniciuar që në shtatorin e vitit 2017. Kërkimi i gjilpërës në kashtë është një mënyrë opozitare për të bllokuar procesin; për të gjetur sebepe për të arritur qëllimet e tyre politike. Do të dështojnë në këto tentativa që nuk mbajnë erë, duken si sebepe për të mbyllur me çdo kusht ndërmarrjen dhe votimin e asaj marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament.”

I pyetur nëse mazhoranca do të tërhiqet nëse nuk do të arrihet kompromis në Këshillin Politik, ai u shpreh se PS nuk do të pranojë bllokime të njëanshme të “opozitës së rrugës”.

“Ka një qasje që pasqyron raportin me mazhorancë dhe opozitës. Ka një keqkuptim të madh të opozitës së rrugës në këtë raport. Palët duhet të konvergojnë në lidhje me hapat e mëtejshëm në një proces sa më të mirë zgjedhor.  Çdo çështje do të diskutohet në Këshillin Politik, do të merret patjetër mendimi. Në asnjë hap, mazhoranca nuk ka qenë arbitrare në vendimmarrjen e saj, “edhe pse mund ta bënte”. PS do t’i mbetet e hapur çdo lloj diskutimi dhe debate me opozitën e rrugës, por nuk do të pranojë diktate dhe bllokime të njëanshme të procesit për arsye politike. /VizionPlus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DUHET TË DINI/ Nga nesër, ky shtet europian lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët
Previous article ILVA TARE/ Një reflektim për gazetarinë në kohën e pandemisë

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT