• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NGA COVID-19/ Gramoz Ruçi apel qytetarëve: Ju drejtohem si prind, si vëlla, rrespektoni masat
Home
Politikë

SITUATA NGA COVID-19/ Gramoz Ruçi apel qytetarëve: Ju drejtohem si prind, si vëlla, rrespektoni masat

27 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pasditën e sotme ka përcjellë një mesazh qytetarëve lidhur me situatën e pandemisë.

Me anë të një postimë në faqen zyrtare të Parlamentit, Ruçi shprehet se të gjithë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit.

Kreu i kuvendit shprehet se akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, dhe se tashmë i mbetet qytetarëve t’i zbatojnë ata.

Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vendosni maskat, ruajnë distancën dhe të garantojnë higjenën personale.

Postimi i plotë:

Të dashura motra dhe vëllezër, qytetarë të Shqipërisë,

Ju drejtohem sot me dhimbjen që na kanë shkaktuar të gjithëve humbjet e jetëve gjatë ditëve të fundit, sidomos në moshat e reja. Ju drejtohem jo thjesht si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por si qytetar, si prind, si vëlla dhe si miku juaj.Të gjithë gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit. Pandemia Covid-19 po shoqërohet me shumë të panjohura, të cilat janë të tilla jo vetëm për ne, qytetarët, por edhe për mjekët, epidemiologët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në.

Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi, se virusi po bëhet më pak kërcënues për jetën dhe se moshat e reja janë më të mbrojtura prej tij. Marrja e jetës së mjaft njerëzve në moshë të re është një sinjal që duhet të kapet dhe një mesazh që duhet të lexohet nga të gjithë.

Akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, të fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe gjithë të dashurve që na rrethojnë. Jam thellësisht i prekur dhe nuk më shqiten nga mendja fëmijët e vegjël, prindët, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën.

Në emër të tyre, në emër të mbrojtjes së jetës, në emër të gëzimeve të përditshme prej të cilave pandemia na ka privuar, në emër të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që presin vjeshtën për të filluar shkollat, në emër të gjithë familjarëve e prindërve që i kanë fëmijët në dritën e syrit, ju drejtohem të gjithëve me apelin:

Zbatoni me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi!

Vendosni maskat!

Ruani distancën!

Garantoni higjenën personale e familjare!

Për zhdukjen e koronavirusit nuk mjaftojnë as aktet normative, as masat teknike, as kontrollet nga institucionet dhe policia. Vendimtare është sjellja jonë individuale, familjare, shoqërore e shëndetësore! Vetëm në këtë mënyrë, do të ruajmë jetën tonë dhe mbrojmë jetët e të tjerëve, të dashurve që na rrethojnë dhe të gjithë qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E PD DHE PROPOZIMI I TOPALLIT/ Patozi: Duket si urdhër nga...
Previous article ABUZIMI I 15 VJEÇARES NË KAMËZ/ Bashkia Tiranë siguron shtëpi me 1 vit qira falas për familjen e saj

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

STUDENTËT PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Revolta e të rinjve kundër Ramës në ditën e 12-të Aktualitet

STUDENTËT PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Revolta e të rinjve kundër Ramës në ditën e 12-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT