• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“5 QERSHORI NUK PREKET”/ Rama i vendosur: Në 30 korrik miratojmë listat dhe koalicionet! Meta dhe PD-ja do i nënshtrohen
Home
Politikë

“5 QERSHORI NUK PREKET”/ Rama i vendosur: Në 30 korrik miratojmë listat dhe koalicionet! Meta dhe PD-ja do i nënshtrohen

27 July, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 korrik Kuvendi do të miratojë hapjen e listave dhe koalicionet dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me opozitën jashtë parlamentit do i nënshtrohen. Kreu i qeverisë u shpreh se është i hapur për hapjen 100% të listave, ndërsa sa i përket propozimit të PD-së për koalicionet si në rastin e Kosovës, theksoi se ky është propozimi i tij.

“Në 30 korrik duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë, ne kemi votuar marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do i qëndrojmë, dhe ata që thonë se e cenon 30 korriku, nuk dinë se cfarë thonë. 5 Qershori nuk preket. Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun, 30 korriku është kryer është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur. Nuk kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, por Lulzim Basha me mua, as PS-ja nuk ka refuzuar, por PD-ja. Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.

Pastaj hapja e listave, jo më pak se 2/3, patjetër mund të jetë edhe 100%, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo cfarë vendosi opozita e bashkuar. Se nëse ajo është opozita e bashkuar, Korabi dhe Myslymi janë bashkimi opozitar. Koalicionet? Jo, të drejtën për t’u bashkuar në cadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Edhe këtë do ta shohim në proces dhe sigurisht janë të ftuar të mirëpritur të na bashkohen në diskutim, të na sjellin opsionet e tyre. Ishte Murrizi dhe Hajdari dëshmitarë, kur ne iu thamë na tregoni një vend që e ka koalicionin sikur e kemi ne sot dhe përgjigja ishte se nuk na dhanë ndonjë vend. Në mbledhjen e fundit doli Letonia, por e ka sikur themi ne. Doli Kosova, e njëjta gjë. Ka kohë dhe ka gjithë vullnetin për të diskutuar. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, policia arreston një grua dhe një burrë
Previous article SHPËTIMI I PRESIDENTIT/ Rama: Meta meriton shkarkimin, por ne i nënshtrohemi Venecias

Delo.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT