Kreu i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja ka prezantuar para Kuvendit raportin përfundimtar.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Manja u shpreh, se presidenti nuk ka kompetenca për të tërhequr dekretin për zgjedhjet dhe me këtë veprim ka shkelur nenin 83 të Kushtetutës.
Në lidhje me argumentin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, se ishte cënuar siguria kombëtare, Manja tha se raporti që ka pasur presidenti, është një material i zakonshëm.
Manja ka zbuluar, se komisioni e ka parë raportin dhe ka zhvilluar diskutime me dyer të mbyllura, për shkak se ishte informacion i klasifikuar.
Më tej ai ka shtuar, se presidenti nuk ka kompetenca për të përcaktuar gjendjen e jashtëzakonshme, pasi këtë e bën Këshilli i Ministrave.
Pjesë nga fjala e Manjës:
Lidhur me zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kompetencat e presidentit. Presidenti referuar nenit 92 ka vetëm një kompetencë, atë të caktimit të datës së zgjedhjeve prej të cilit varen një seri vendimmarrjesh.
Sipas nenit 94 presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përvec detyrimit për respektimin e kushtetues.
Ditën që presidenti ka kryer betimin në këtë sallë në zbatim në nenit 83 të Kushtetutës, ku presidenti është betuar se do ti bindet Kushtetutës, do të respektojë liritë e shtetasve , do të mbrojë pavarësinë.
Presidenti mund të shtojë edhe fjalën zoti më ndihmoftë.


