Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak momente më parë në Vlorë.
Raportohet se një person ka goditur në drejtim të një karburanti, por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa I dyshuar është shtetasi Xh.S.
Nuk dihen shkaqet e këtyre të shtënave drejt karburantit, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.


