• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2-VJETORI I VDEKJES SË ADEM DEMAÇI/ Rama: Pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë…
Home
Politikë

2-VJETORI I VDEKJES SË ADEM DEMAÇI/ Rama: Pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë…

26 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, i njohur si Mandela i Kosovës.

Rama shprehet se “Adem Demaçi ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë”.

“Tre dënime. Tre dekada sfilitëse. Tre ngadhënjime. Habitej e gjithë një botë tek e shihte si i shpërfillte plumbat në rrugët e Prishtinës, torturuesit në birucat e Jugosllavisë apo edhe vetë hijen e vdekjes, e cila më se një herë iu avit në ato biruca. Ai nuk i trembej asaj ndoshta edhe pse me të ishte ndeshur qysh në djep kur mori emrin, që në Bibël e Kuran e mban krijesa që Zoti plazmoi në shëmbëlltyrën e vet! Ademi lindi në gusht të vitit 1935 aq i brishte, sa prindërit nuk e regjistruan veçse në shkurt të vitit 1936. Por brishtësia e frikshme e ditëardhjes në jetë, atij iu bë butësi shpirtërore brenda koracës së hekurt të karakterit të jashtëzakonshëm, që e ktheu Adem Demaçin në një legjendë të gjallë të lirisë së Kosovës”, shprehet Rama.

Hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar, qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, kryeministri Rama thekson se “baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë, duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie”.

“Duke e kujtuar sot në këtë dyvjetor të ndarjes fizike prej nesh, më erdhi në mend dedikimi që përmban novela e tij, « Gjarpërinjtë e gjakut » – e para novelë shqip botuar në Kosovë, më 1958:

« Jo – atyne që janë trima

me ngrehë gishtin e krimit,

por- atyne që janë trima

me zgjatë dorën e pajtimit »”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSPORTONTE ÇDO DITË PUNTOË TË NJË FASONERIE/ Autobusi shpërthen në flakë në Fier (VIDEO)
Previous article I DYSHUARI ME KORONAVIRUS FUTET NË KORENË E VERIUT/ Shteti komunist shpall gjendjen e emergjencës

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT