• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E DYSHIMTË E KATËR PACIENTËVE NË KOSOVË/ Zbulohet se nuk pati presion të mjaftueshëm oksigjeni
Home
Rajon

VDEKJA E DYSHIMTË E KATËR PACIENTËVE NË KOSOVË/ Zbulohet se nuk pati presion të mjaftueshëm oksigjeni

25 July, 2020 s.autor Rajon

Në Klinikën Infektive në Kosovë nuk ka pasur presion të mjaftueshëm në sistemin e oksigjenit. Ky është konstatimi i kompanisë “Ego Elsa” e cila ka kontratë me QKUK-në për mirëmbajtjen e sistemit të oksigjenit

Më datën 11 korrik, 6 ditë pas vdekjes së dyshimtë të katër pacientëve në Klinikën Infektive, është bërë një vlerësim i nivelit të oksigjenit në njësinë intensive dhe repartet ‘E’ dhe ‘F’ të kësaj klinike të cilat furnizohen nga i njëjti rrjet, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar një dokument të shkëmbimit të e-mail-eve ndërmjet kompanisë “Ego Elsa” dhe zyrtarëve të shërbimeve teknike të QKUK-së. Kjo kompani ka kontratë me QKUK-në nga dhjetori i vitit të kaluar për mirëmbajtjen dhe servisin e cisternave dhe rrjetit të gypave të oksigjenit në të gjitha klinikat.

Në këtë dokument kompania njofton zyrtarët e QKUK-së se pas vlerësimit të nivelit të oksigjenit më datën 11 korrik, është konstatuar se reparti intensiv dhe repartet ‘E’ dhe ‘F’ të cilat furnizohen nga i njëjti gyp, nuk kanë nivel të mjaftueshëm të presionit. Në dokument thuhet se sistemi i oksigjenit mund të furnizojë normalisht vetëm tre pacientë në respiratorë, ndërsa në reparte nevojiten flaometra.

“Pas kërkesës suaj për të bërë një kontroll të kapaciteteve momentale në Klinikën Infektive të rampave kontrolluese deri tek outletet e sistemit të gazrave medicinale, ne japim një mendim në bazë të matjeve mekanike që kapaciteti i sistemit të furnizimit në Njësinë e Intensivës së bashku me repartin ‘E’ dhe ‘F’, të cilat janë të lidhura në të njëjtën rampe kontrolluese për momentin furnizon normalisht me oksigjen 3 pacientë në Mjekimin Intensiv me respiratorë ndërsa reparti ‘E’ dhe ‘F’ me floumetra”, thuhet në këtë dokument.

Flaometri është një instrument i cili mundëson rregullimin dhe menaxhimin e nivelit të oksigjenit tek pacientët në reparte.

Oksigjeni Qkuk12

Zyrtarët në këtë shkëmbim të e-mail-eve i kërkojnë kompanisë “Ego Elsa” të japë një mendim për ndonjë alternativë për furnizimin normal të pacientëve me oksigjen. Kompania ka kthyer përgjigje se mund të trajtohen 6 pacientë në respiratorë në intensivë, por me kusht që në reparte të mos ngarkohet sistemi i furnizimit me kapacitete maksimale.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga QKUK dhe kompania për këtë inspektim që është bërë më datën 11 korrik, 6 ditë pas ngjarjes tragjike ku ndërruan jetë 4 pacientë në Infektiv, por asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.

Gazeta ka insistuar të dijë pse nuk është bërë një vlerësim i tillë edhe para datës 5 korrik, çfarë është duke bërë menaxhimi i QKUK-së për ta rregulluar këtë problem, si dhe nëse do të vlerësohet niveli i oksigjenit edhe në njësi të tjera duke pasur parasysh se rënie të nivelit të oksigjenit ka pasur edhe në Mjekësinë Sportive.

Kujtojmë se QKUK është duke i larguar pacientët nga Mjekësia Sportive të cilët po transferohen në Mjekimin Intensiv Qendror. Gazeta jozyrtarisht ka mësuar se një gjë e tillë është bërë pikërisht për shkak të nivelit të oksigjenit, pasi sistemi nuk ka mundur ta përballojë ngarkesën e madhe me pacientët e sëmurë me Covid-19.

Kujtojmë se më 5 korrik kanë ndërruar jetë katër pacientë në Klinikën Infektive. Dyshimet e para janë lidhur me rënien e nivelit të oksigjenit në intensivë ku po trajtoheshin pacientët. Stafi kujdestar në natën kritike kishte ftuar Policinë e Kosovës për të hetuar rastin pas dyshimeve pasi pacientët kishin vdekur në të njëjtën kohë. Rasti po hetohet edhe nga prokuroria e cila pati urdhëruar autopsinë për pacientët e vdekur, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KUPTUAM RREZIKUN..."/ Johnson e pranon: Gabuam me disa gjëra gjatë pandemisë, nga mesi i vitit të ardhshëm…
Previous article NË MUAJIN E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Arbana Osmani gati për të sjellë një projekt të ri, ja me çfarë ka lidhje (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT