• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Franca vendos testime të detyrueshme për udhëtarët nga 16 vende. Ja “lista e kuqe”, mungon Shqipëria
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Franca vendos testime të detyrueshme për udhëtarët nga 16 vende. Ja “lista e kuqe”, mungon Shqipëria

24 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë një udhëtimi në Roissy, Kryeministri francez Jean Castex njoftoi se depistimi (screening test-hetimi i popullatës) do të jetë i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga 16 vende në rrezik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Jean Castex njoftoi këtë të premte pasdite një shtrëngim të kushteve të hyrjes në territor, gjatë një udhëtimi në aeroportin Roissy. Këto vendime u morën gjatë Këshillit të Mbrojtjes të përqendruar në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën, e cila bën thirrje për kontrolle më të forta kufitare.

Kryeministri njoftoi një kontroll të gjerë pas mbërritjes në aeroportet franceze nga 1 gushti. Gjashtëmbëdhjetë shtete “ku qarkullimi viral është veçanërisht i fortë” do të klasifikohen në “listën e kuqe”.

Për shtetasit francezë që banojnë në këto vende ose banorët e këtyre vendeve që kanë një vendbanim kryesor në Francë, ‘screening test’ do të jetë i detyrueshëm.

“Ne e dimë se në një numër të këtyre vendeve, nuk ka një strategji shqyrtimi dhe se qasja në teste është e vështirë, si rezultat i së cilës ne kemi vendosur të përgjithësojmë testet pas mbërritjes”, – shtoi ai, duke specifikuar se rastet pozitive do të vendosen në karantinë. E njëjta masë do të merret në porte.

Këto 16 shtete janë:
– Shtetet e Bashkuara
– Izraeli
– Algjeria
– Turqia
– Afrika e Jugut
– Brazili
– Kili

– Emiratet e Bashkuara Arabe
– India
– Meksika
– Serbia
– Katari
– Mali i Zi
– Panamaja
– Peruja
– Kuvajti

Siç shihet nga lista mungon Shqipëria, çka tregon se nuk shihet si vend me risk. Kreu i qeverisë franceze gjithashtu u rekomandoi qytetarëve që të mos shkojnë në Katalonjë, Spanjë, “për sa kohë që gjendja shëndetësore nuk përmirësohet”, tha ai. “Ne jemi në diskutime me autoritetet spanjolle dhe katalanase në mënyrë që ata të sigurojnë që, në drejtimin tjetër, flukset të jenë sa më të kufizuara të jetë e mundur”, shtoi ai.

Screening test ka të bëjë me aplikimin e një testi, një ekzaminimi apo të një tjetër procedure mbi subjekte josimptomatikë me qëllim identifikimin e një patologjie potenciale në fazën e vet më të hershme, kur një ndërhyrje mund të modifikojë në mënyrë të ndjeshme historinë e saj natyrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS LUFTA E FTOHTË/ Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve dhe i mbyll konsullatën amerikane në Chengdu
Previous article TAKIMI NË KËSHILLIN POLITIK/ Pretendon se tani nuk do Rama hapjen e listave, por ja si është e vërteta

Delo.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT