• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË TIRANË/ Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë duke e mashtruar me punët e shtëpisë
Home
Sociale

E RËNDË NË TIRANË/ Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë duke e mashtruar me punët e shtëpisë

24 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Një ngjarje e rendë ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku një 22-vjeçare është akuzuar nga vjehrra e saj, se e mashtronte këtë të fundit duke i bërë punët e shtëpisë dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Nëna e saj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Gjurmë” e hodhi poshtë këtë akuzë, pasi sipas saj e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të konflikteve që e bija kishte me njerëzit e burrit. Ngjarja ka ndodhur në datën 15 korrik, kur polica shoqëron 22-vjeçaren në polici pas denoncimit të vjehrrit të saj. Ky i fundi ka fajësuar nusen e djalit se i kishte vjedhur shumën prej 6400 dollarësh.

“Unë u shokova kur më njoftuan se policia kishte marrë vajzën time. Kur shkova në komisariat mësova se ishte vjehrri që e kishte denoncuar si hajdute”, u shpreh nëna e vajzës.

Pas 72-orëve në paraburgim, vajza e ka pranuar se e ka kryer veprën penale dhe sot është me arrest shtëpie derisa të mbarojnë hetimet nga ana e prokurorisë.

“Kur vajza erdhi në shtëpi me tregoi se nuk e kishte bërë ajo vjedhjen. Paratë policia i gjeti në shtëpinë e vajzës time, pasi jetonin të ndarë nga njerëzit e burrit. Kur pyeta dhëndrin, ai nuk foli,vetëm heshti. Vajza ime është e pafajshme, ndaj kam ardhur në këtë studio të kërkoj pafajësinë e vajzës time”, u shpreh nëna me lot në sy.

Pas gjetjes së sasisë së parave, vjehrri e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se e falte nusen dhe se çdo gjë do të shkonte si më parë, por nuk ndodhi kështu. Pasditen e së shtunës, vajza ka lënë paraburgimin dhe ndodhet në shtëpinë e prindërve. Të vetmit që po e mbështesin 22-vjeçaren në këtë situatë të vështirë janë familja e saj, pasi bashkëshorti e ka fajësuar dhe ka kërkuar divorcin.

“Nuk i vjen keq për fëmijën e vogël, babai nuk ka ardhur nje dite te takoj djalin. Nuk i intereson me as djali as vajza ime.  Vajza ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është mbyllur ne dhome”, shprehet nëna e vajzës.

Gjithçka nisi 2 vite më parë kur 22-vjeçarja u largua nga shtëpia për të nisur jetën me një person nga Tirana, edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakord. Jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën, por 3 muaj më parë, çifti vendosi të jetonte në një shtëpi më vete aty pranë. Këtu lindën edhe konfliktet me vjehrrën, e cila nuk dëshironte që djali i saj të kalonte në një shtëpi më vete. Por edhe pse kaluan kohë sërish hyrjet dhe daljet mes krushqive mungonin. I vetmi moment që i bëri bashkë ishte ardhja në jetë e djalit, 7 muaj më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI I DITËS/ Plazhi i Akuariumit në Jalë, një nga perlat e fshehura që nuk duhet ta lini pa vizituar
Previous article COVID-19/ Greqia reagon ndaj hapjes së Shën Sofisë për namaz: Ditë zie për të krishterët, Erdogan e bëri atë që tha

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT