• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
400 MILIONË LEKË SHTESË/ Rreth 386 fermerë përfitojnë financim për zëvendësim plastmasit
Home
Ekonomi

400 MILIONË LEKË SHTESË/ Rreth 386 fermerë përfitojnë financim për zëvendësim plastmasit

24 July, 2020 F.autor Ekonomi

Rreth 386 fermerë aplikantë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, rezultojnë përfitues të financimit për zëvendësim plastmasit, në listat e përditësuara të AZHBR-së, pas buxhetit të shtuar prej 400 milionë lekë që dha qeveria për subvencionet në bujqësi. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, financimi për zëvendësimin e plastmasit termik, do të përfshijë në fond aplikimet deri në numrin rendor 386 nga 225 aplikimet që ishin kualifikuar në fazën e farë, pa buxhetin shtesë.

Sipas listës së publikuar rezulton se, mbi 700 fermerë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, për të përfituar mbështetje për zëvendësim plastmasi. Fermerëve që duan të ndryshojnë plastmasin në serra, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Skemës Kombëtare do t’i mbështesë duke u paguar pjesën e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë. Pra fermerët përfitojnë subvencionim të TVSH-së për plastmasin që përdorin në serra për prodhim bujqësor.

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të prodhimeve bujqësore të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore. Sipas vendimit që përcakton kriteret bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020, fermerët për zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë përfitojnë 300 000 lekë/ha.

Ndërsa për zëvendësimin e plastmasës termik në tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes përfitojnë subvencion në vlerën 100 000 lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt. “Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II”, citon vendimi i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te "Të Kuqtë"
Previous article "IK PIRDHU"/ Trajenri Lampard hakmerret ndaj Klopp: U shpallët njëherë kampionë, arrogantë

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT