Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj , nga foltorja e Kuvendit i ka kthyer përgjigje akuzave të PD, në lidhje me taksën progresive.
Teksa PD për javë me radhë shprehet se kjo taksë i ka varfëruar shqiptarët, Beqaj me fakte mbi të ardhurat që kanë patur punonjësit në vend, i ka cilësuar këto deklarata si idiote.
Në fjalën e tij Beqaj hedh poshtë pretendimet e PD duke u shprehur se, ” 7 mijë policë kanë paguar 700 mijë lekë më pak taksa në 7 vite dhe kanë patur 700 mijë lekë më shumë. Mund mos të mjaftojnë por nuk është varfëri. 23 mijë mësuesit e arsimit 9-vjeçar, në 7 vite kanë paguar secili 1.4 milionë lekë taksa më pak. Kanë patur në buxhetin e tyre familjar 1.4 milionë lekë më shumë”.
Fjala e plotë e Ilir Beqajt:
Nisma e tre kolegëve deputetë i hap rrugën përfundimit të proçesit të legalizimit. Që prej një viti konsolidimi i hipotekës, ka bërë që mundi i Shqiptarëve në 30 vjet të jetë i materializuar në titujt e pronësisë.
Meqënëse po flasim për taksat. Ka tre-katër javë që drejtues të lartë të PD, kanë arritur të thonë gjëra deri në idiotësi. Kanë një muaj që iu thonë shqiptarëve, “Taksat progresive i varfëroi shqiptarët”, por çfarë bëri në fakt taksa progresive. 7mijë policë kanë paguar 700 mijë lekë më pak taksa në 7 vite dhe kanë patur 700 mijë lekë më shumë. Mund mos të mjaftojnë por nuk është varfëri. 23 mijë mësuesit e arsimit 9-vjeçar, në 7 vite kanë paguar secili 1.4 milionë lekë taksa më pak. Kanë patur në buxhetin e tyre familjar 1.4 milionë lekë më shumë.
Mund të mos mjaftojë por, një lavatriçe, një televizor apo një laptop për fëmijët mund edhe ta blejnë. 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm kanë paguar 1 milion e 250 mijë lekë më pak taksa. E njëjta gjë edhe për 6250 infermierët në spitale, 1.4 milionë lekë kanë kursyer në 7 vjet. Dhe kështu me radhë. Shqiptarët nuk janë budallenj. Por ju lutem, bëni politik, ndërtoni program, por kështu idiotësish mos na thoni më.
Gepostet von Ilir Beqaj am Donnerstag, 23. Juli 2020


