• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HISTORIA E DHIMBSHME E FESË NË SHQIPËRI…”/ Rama homazh për Papa Clementi XI: Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik
Home
Politikë

“HISTORIA E DHIMBSHME E FESË NË SHQIPËRI…”/ Rama homazh për Papa Clementi XI: Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik

23 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka bërë homazh për Papa Clementi XI, në këtë përvjetor të lindjes së papës shqiptar

“HOMAZH

PAPA CLEMENTI XI, ka qenë i pranishëm në pritjet e përcjelljet në Sallën e Hartave në Kryeministri, kur krerë shtetesh e qeverish, vizitorë të lartë apo edhe ndonjë qytetar ndër të pranishmit, më ka pyetur për hartën e madhe të trojeve të vjetra shqiptare « Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale », vepër e hartografit të dukës së Modenës Giacomo Cantelli da Vignola më 1689, që u porosit nga shqiptari më parë se të ulej në fronin e të dërguarit të Zotit mbi tokë.

Stema në hartë shoqërohet nga një tekst i ndjerë që lëvdon prejardhjen shqiptare të Eminencës së Tij, Giovanni-Francesco Albanit, kardinali i famshëm dhe Papa i ardhshëm që në shqytin e tij të kaltër mbante tre male të artë dhe një yll orientues, prerë në mes nga një brez i artë; përvijëzim i një rrugëtimi të suksesshëm nga malet e Shqipërisë drejt Romës, « Caput Mundi » dhe « Mater et Magistra ».

Albani – Klementi XI, ishte edhe prior i Urdhrit kalorsiak konstandinian të Shën Gjergjit, themeluar rreth 1520 nga bashkatdhetarë të tij nga Shqipëria, të ashtuquajturit Engjëllorët e Drishtit. Ky urdhër nisi si një aventurë tipike shqiptare, për t’u kthyer në një nga lavditë e krishtërimit roman deri sot e kësaj dite.

Papë nga më të kultivuarit, bibliofil dhe estet i rrallë, po aq sa i lidhur me traditat italo-arbëreshe dhe naltësimin e Kishës në Shqipëri, Klementi XI, gjeti kohë, dashuri dhe kujdes si për të zbukuruar çdo skaj të Romës me stemën e tij, po aq sa edhe për të mbajtur gjallë frymën e brendshme të maleve shqiptare.

Dëshmia më mbresëlënëse në këtë aspekt, mbetet Koncili i Arbrit, mbajtur më 1703 nën udhëheqjen e shpirtërore të Klementit XI në Lezhë.

Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik përgjatë historisë së dhimbshme të fesë në Shqipëri, në këtë përvjetor të lindjes së papës shqiptar”– shkruan Rama. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI I DYTË NË BRUKSEL/ Hoti zbardh detaje: Dialogu ka përfunduar, sot fillon draftimi për njohje reciproke
Previous article ZGJEDHJET NË 30 KORRIK PËR UNIVERSITETET/ Shahini: 11 rektorë ishin pro, vetëm Koni kundër...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT