• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET TË SIGUROHEMI QË TË JETË EFEKTIVE”/ OBSH: Vaksina kundër Covid-19 s’mund të pritet para fillimit të vitit 2021
Home
Nderkombetare

“DUHET TË SIGUROHEMI QË TË JETË EFEKTIVE”/ OBSH: Vaksina kundër Covid-19 s’mund të pritet para fillimit të vitit 2021

22 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, porse përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021.

Mike Ryan, drejtor i programit për emergjenca pranë OBSH-së, tha se është jetike që siguria të mos vihet në pikëpyetje, edhe nëse kjo nënkupton ngadalësimin e zhvillimit të vaksinës.

“Duhet të jemi në gjendje ta shohim veten në sy dhe duhet të jemi në gjendje t’i shohim komunitetet tona dhe t’i sigurojmë se kemi ndërmarrë çdo masë paraprake që këto vaksina të jenë të sigurrta dhe efektive, përpara se t’i jepen popullsisë së përgjithshme”, u tha Ryan gazetarëve.

“Do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar”, tha ai.

Ryan tha se disa vaksina të mundshme janë në fazat e treta të testimit dhe se asnjëra nuk ka dështuar në aspektin e sigurisë ose aftësisë për të nxitur reagimin e sistemit imunitar.

Dhjetëra vaksina kundër koronavirusit janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën.

Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin.

Megjithatë, ata kanë thënë se është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Këto tri gjëra të thjeshta mund të parandalojnë shpërthimin e COVID-19 pa vaksinë!
Previous article ZJARR NË KODRAT E DIVJAKËS/ Digjen 4 hektarë ullishte e 6 hektarë bimësi e egër (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT