• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Lulzim Basha, ky ikës i madh!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Lulzim Basha, ky ikës i madh!

22 July, 2020 Redaktor1 OP-ED

Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka ndërmarë një proces intensiv konsultimesh, takimesh, debatesh dhe tryezash me faktorët opozitarë në Shqipëri, rreth rregullave të reja të lojës elektorale në zgjedhjet e pranverës 2021. Të enjten Parlamenti do të votojë, marrëveshjen e arritur nga PS me PD dhe LSI, më 5 Qershor. Ndërsa më 30 korrik, pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese sipas marrëveshjes së arritur më 21 korrik, me opozitën Parlamentare.

Megjithëse Lulzim Basha i ka ikur dy herë me radhë, përballjes me liderin e mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, opozita e tij deklaroi se takimi i fundit ishte një “akt tinzar prej frikacaku, (që) tregon tmerrin e Kryeministrit në ikje, nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm”. Pavarësisht se ishin njoftuar, pavarësisht se në takim ishin përfaqësues të PS dhe opozitës së re parlamentare, por edhe të SHBA dhe OSBE, “Opozita e Bashkuar” akuzon për atë që bëri vetë, të tjerët.

Është e kotë të meresh me qasjen groteske të Lulzim Bashës, që i është mbushur mendja top dhe po sillet sikur është vetemëruar tashmë… Kryeministër! Aq më pak, me propogandën e tij, që shpërndajnë njoftime se Presidenti e ka pritur jo më kot në sallën ku protokolli parashikon vetëm takimet me Kryeministra! Ia kanë mësuar të gjithë tani pikën e dobët, sa kanë nisur që të mos ia kursejnë as shfaqjet komike me kryetar komunash në Kosovë dhe as impostimet “alla Isa Boletini” duke puthur flamurin si tek filmi “Nëntori i dytë”!

Le të fokusohemi vetëm tek ana serioze e kësaj historie, e cila ka të bëjë, me marjen dhe ushtrimin e përgjegjësive nga ana e liderëve politike. Për të kuptuar se kush është frikacaku në këtë mes. Se kush është i tmerruari nga zgjedhjet në këtë teatër absurd që po luhet në kurriz të opozitarëve. Se kush është lideri në ikje. E se çfarë mund ta bëjë që të ndodhë ose jo, rrotacionin aq shumë i ëndërruar nga liderë që nuk kanë fituar kurrë, qoftë edhe një betejë të vetme elektorale në jetën e tyre politike.

Lulzim Basha është lideri kampion që ka frikë nga përballja me kundërshtarin e tij në zgjedhje. I iku reformës për ndarjen e re administrative- territoriale të vendit, mbi bazën e të cilave u zhvilluan zgjedhjet lokale të 2015 dhe vetëm tani, opozitarët e pranojnë gabimin historik që kanë bërë. I iku zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2017 duke kërkuar strehim politik në çadër, nga ku i predikoi shqiptarëve “Republikën e Re” dhe përsëri humbi.

I iku përgjegjësive të votave opozitare, duke djegur mandatet e deputetëve të Parlamentit dhe sot e pranojnë që ishte gjithashtu një vendim i gabuar. I iku pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 duke i lënë të gjithë opozitarët rrugëve dhe vetëm tani e pranojnë se ishte sërisht një gabim i madh historik për PD. I iku premtimit të bërë prej vitesh opozitarëve dhe shqiptarëve, për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe tani as që i përmend, e jo më ti debatojë me Edi Ramën ballë për ballë në tryezë.

I iku takimit të parë në Këshillin Politik, duke “shpikur” një vizitë dy ditore në Kosovë. I iku ballafaqimit me opozitën e re parlamentare, si një realitet i pamohueshëm dhe i paanashkalueshëm politik, të cilin e kemi peshqesh nga Lulzim Basha vetë. E si të mos mjaftonin të gjitha këto ikje pas ikjesh, që meritojnë një version të ri të “Valles së yjeve” të Lasgushit, i ka ikur edhe tyrezës së sotme të Këshillit Politik.

“Lulzim Basha, ky ikës i madh”, në vend që të marë përgjegjësitë që i takojnë si lider i opozitës, për tu përballur “sy për sy” e “dhëmb për dhëmb” me Edi Ramën, bën të kundërtën. Akuzon liderin e mazhorancës, për të vetmen gjë që po bën sistematikisht, prej 7 vitesh me radhë po vetë: “Akte tinzare prej frikacaku ikanak, që tregon tmerrin e tij deri në fobi, nga zgjedhjet e ballafaqimi me kundërshtarin politik”. Duke shpikur kësisoj, edhe një lloj të ri, ikje politike!

Ikja e përjetëshme nga përgjegjësitë, thjeshtë sa e bën jetën e një lideri politik si Lulzim Basha, të denjë për thënien e Shekspirit: “Një tmerr pafund!” E vetmja zgjedhje për të, është të shkojë e të ulet përballë Edi Ramës në tryezën e Këshillit Politik. Por, të gjithë e dimë, që as nuk e ka bërë nga 18 maji i 2017 dhe as ka për ta bërë më, këtë gjë. Sepse ky do të ishte politikisht, “fundi me tmerr” i tij!

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET NGA LART/ Rama: S’janë 3D apo mbi ndonjë vend të BE-së, por tokat e bukës në Shqipëri sot
Previous article NDAHEN PIKËT NË "OLD TRAFFORD"/ West Ham ndal "Djajtë e Kuq", Greenwood rishkruan historinë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT