Peticioni drejtuar Apple për vendosjen e Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë jo vetëm një pjesë të madhe të shqiptarëve ne rrjetet sociale, por edhe shumë artistë të njohur. Në fakt ishte Dua Lipa ajo që i dha fillimisht vëmendje kësaj nisme, e cila më pas u shpërnda masivisht në Instagram.
Gjithçka ishte e qetë vetem me kërkesën ndaj Apple, por “Tweet”-i që pasoi më vonë i kaloi polemikat ne një tjetër nivel teksa Dua është vënë në qendër të kritikave por edhe të shumë pergezimeve, shkruan AlpeNews.al
Kujtojmë këtu deklaratat e ashpra të disa prej artistëve serb, por edhe mbështetjen e të tjerëve siç ishte rasti i ish futbollistit Francesco Totti.
Prej ditës së djeshme, “BBC” dhe “DailyMail”, shkruajnë se flamuri i perdorur nga këngëtarja ka për qellim të tregojë Shqipërinë e madhe.”
“Nacionalistët shqiptarë pretendojnë se ata kane qenë para serbëve, kështu që për ta, Kosova është një vend me shqiptarë etnikë,” shkruan Daily Mail.
Shumë prej mediave të huaja kanë tentuar edhe ta shpjegojnë, madje një prej tyre shton se gjithçka duket një “rrëmujë”. (Lexo këtu)
AlpeNews.al sjell pjesë nga shkrimi i “BBC”:
Ylli i pop-it britanik Dua Lipa ka ngjallur një reagim të madh në internet me një “Tweet” të shoqëruar me mbështetës të nacionalizmit ekstrem shqiptar. Lipa postoi një hartë që përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe pjesë të vendeve fqinje të Ballkanit dhe një përkufizim të fjalës “autoktone” për të thene se shqiptarët përkisnin atje. Tweet-i ngjalli reagim të fortë edhe nga mbështetësit dhe kritikët. Prindërit e Lipës janë nga Kosova. Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë pas ketij Tweet-i, Lipa tha se ajo refuzon ndarjen etnike dhe se posti i saj nuk ishte për qellime urrejtje.
Por cila është polemika?
Lipa u akuzua se favorizoi ekstremizmin shqiptar pasi postoi hartën qe ka brenda krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë. Ka ngjallur polemika më parë. Një lojë futbolli në vitin 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë pati zenka pasi një dron që mbante atë hartë u shfaq sipër stadiumit. Në qendër të mosmarrëveshjes aktuale është statusi i Kosovës qe shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gati një dekadë pasi fushata e bombardimeve të Natos i dha fund sundimit të të fortit serb Slobodan Milosevic atje. Kosova njihet nga SHBA dhe qeveritë më evropiane, por jo nga Serbia dhe aleatët e saj kryesorë, përfshirë Rusinë.
Artistja britanik postoi hartën pasi një peticion u shfaq në internet duke bërë thirrje që Apple Maps të tregonte Kosovën si një komb të pavarur, shkruan BBC.
Ndërkohë hashtaget #CancelDuaLipa, kanë vijuar që prej postimit por kengetarja nuk ka fshirë asnjë prej tyre.
AlpeNews.al




