Në një komunikim me mediat në përfundim të takimit me grupet parlamentare të opozitës kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me konsensusin e arritur, ndërsa shtoi se pa humbur koha puna duhet të zhvendoset në këshillin politik. Pavarësisht përcarjes së opozitës parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit, Rama u shpreh I bindur në votimin e saj më 23 korrik.
“Kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar marreveshjen e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë sepse kem hapur një diskutim para pak kohe, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita jashtëparlamentare donte datën e saktë për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe për mënyrën si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo c’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.
Kemi bërë goxha debat për këtë me Murrizin që qëndron stoic në pozicionin e tij, ndërkohë kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera edhe pse besoj se do ishte mirë që edhe murrizi të bashkohej pork am bindjen qe do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një bashkësi individësh që kanë grupet e tyre, por ka edhe të pavarur. Ka ende kohë për të gjetur një mbështetje sa më të gjerë.” -u shpreh Rama
Në Kryesinë e Kuvendit – Marrëveshja mes të gjitha grupeve parlamentare;për Listat e Hapura, që qytetarët të kenë zërin e tyre edhe në zgjedhjen e deputetit apo deputetes që parapëlqejnë në partinë për të cilën votojnë🤝për votimin me konsensus të gjerë të Marrëveshjes së 5 qershorit mes shumicës dhe opozitës jashtëparlamentare🤝për Vazhdimin e mbështetjen e dialogut mes shumicës e pakicës parlamentare dhe gjithashtu mes forcave parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare🤝#ListatëHapura👐🏿#DialogGjithëpërfshirës🤗#ShqipëriEuropiane🇦🇱☀️🇪🇺
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020


