• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“98 MILIONË EURO PROJEKTE”/ Beqaj: Për të gjithë ata që thonë se qeveria Rama s’ka investuar në Shkodër
Home
Politikë

“98 MILIONË EURO PROJEKTE”/ Beqaj: Për të gjithë ata që thonë se qeveria Rama s’ka investuar në Shkodër

5 April, 2021 s.autor Politikë

Drejtuesi i PS-së në qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj ka renditur një listë me projkete që qeveria ka si synim në qytetin verior.
Beqaj bën të ditur me anë të një postimi në rrejtin social “facebook” se janë 98 milionë euro projekte konkrete me financim të siguruar që do të ndihmojnë zhvillimin e turizimit, do të nxisin investime private, do të rrisin mundësitë për punësim, do të shtojnë të ardhurat e familjeve dhe do të rrisin cilësinë e jetës së banorëve.
Postimi i plotë i Ilir Beqajt
Për të gjithë ata që thonë se qeveria Rama nuk ka vëmendje ndaj Shkodrës apo se nuk ka investuar në Shkodër apo se e ka diskriminuar Shkodrën.
Në vijim 98 milionë euro projekte konkrete me financim të siguruar që do të ndihmojnë zhvillimin e turizimit, do të nxisin investime private, do të rrisin mundësitë për punësim, do të shtojnë të ardhurat e familjeve dhe do të rrisin cilësinë e jetës së banorëve.
Në Shirokë përtej rikualifikimit urban (3 milionë euro) që ka përfunduar janë miratuar rreth 16 milionë euro investime ku përfshihen:
• Rikualifikimi urban i lagjes Iliria
• Rikualifikimi urban i fshatit Zogaj
• Zgjerimi i rrugës Shirokë Zogaj
• Ujësjellës dhe kanalizime për Shirokë dhe Zogaj
• Muzeu i Natyrës
• Shtigje shëtitëse për këmbësorë dhe biçikleta
• 5 mole për të lehtësuar lundrimin në lumin Buna dhe në liqen
• Dy ballkone panoramike përballë Rozafës dhe liqenit mbi Shirokë
Në Velipojë përtej rrugës Harku i Bërdicës – Velipojë (17 milionë euro) që ka përfunduar do të investohen edhe rreth 20 milionë euro ku përfshihen :
• Rruga Shëngjin – Velipojë – Lot 1 deri në Baks-Rrjoll (punimet kanë filluar)
• Nënstacioni OSHEE në Velipojë
Në Theth përveç rrugës Qafë Thore – Theth që pritet të mbarojë në qershor (rreth 3 milionë euro) të këtij viti do të investohen rreth 3 milionë euro për rikualifikimin urban të Bogës, Thethit, rehabiltimit të rrugës Theth – Ndërlysaj dhe rehabilitimit të shtigjeve për këmbësorë Theth – Valbonë dhe Theth – Lëpushë.
Në Shkodër është miratuar investimi në ujësjellësin e qytetit me vlerë 17,5 milionë euro, ndërkohë që:
• Po përfundon ujësjellësi i Laç – Vaut të Dejës me 1,2 milionë euro
• Pritet të fillojë ujësjellësi i Mjedës me 1,4 milionë euro
• Ka përfunduar ujësjellësi i Kolpikut të Sipërm me 8 milionë euro
• Po realizohet ujësjellësi i Bajzës me 3 milionë euro
Në Shkodër është miratuar investimi me vlerë 3 milionë euro për të mnështeturt trashëgiminë kulturore:
• Ndërhyrje në kalanë e Rozafës (2 milionë euro)
• Ngritja e muzeut të arteve të bukura (1 milionë euro)
Në zonën Vau i Dejës – Koman do të investohen 35 milionë euro për të nxitur turizmin ujor në liqenin e Vaut të Dejës, liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës. Rreth 18 milionë euro është vetëm investimi për rehabilitimin e rrugës së Komanit. Programi zhvillimor përfshin muzeun e energjitikës, parkun e energjisë së rinovueshme dhe 5 mole për të lehtësuar lundrimin.
OSHEE po investon rreth 4 milionë euro për të përmirësuar furnzimin me energji elektrike në
Oblikë, Mjedë, Koplik, Bërdicë, Velipojë, Rrethina (te Vinoteka), Qytet (lagjen Mark Lula)
•
#pune #jofjale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Të jesh Lulzim Basha dhe të sillesh si Sali Berisha
Previous article TUBIMET ELEKTORALE/ Reagon specialisti i ISHP: E sigurt që do kemi rritje të infektimeve me Covid

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT