• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
90-VJETORI I AKTORES TINKA KURTI/ Luan Rama: Faleminderit për artin, dashurinë, shpirtin dhe mirësinë që na ke falur
Home
Sociale

90-VJETORI I AKTORES TINKA KURTI/ Luan Rama: Faleminderit për artin, dashurinë, shpirtin dhe mirësinë që na ke falur

17 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Gazetari Luan Rama me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimin e tij për 90-vjetorin e ditëlindjes së aktores Tinka Kurti teksa e ka konsideruar atë si më të madhen dhe të papërsëritshme.

Rama shkroi se ashtu si popujt me tjerë mburren me emra si Greta Garbo, Elizabeth Taylor, Sophia Loren, Ingrid Bergman, Claudia Cardinale, Marilyn Monroe e shumë të tjera, Shqipëria mund të mburret me emrin e Tinka Kurtit.

Postimi i plotë:

Sot 90 vjeç:
MË E MADHJA,
E PAPËRSËRITSHMJA,
TINKA JONË

Në 17 dhjetorin e nëntëdhjetë viteve më parë, erdhi në jetë më e madhja, e papërsëritshmja Tinka jonë.
Pa asnjë dyshim artiste e nivelit botëror.

Me forcën e jashtëzakonshme të talentit të madh që zotëron, me kulturën e gjerë dhe pasionin deri në përkushtim, Tinka Kurti ka bërë art të madh, ka mbërritur lartësi mitike dhe sot, me gjithë magjinë e veprës së vet ikonike, është ndër ne vetë historia e gjallë dhe e magjishme e teatrit dhe kinematografisë kombëtare.
Artistë me madhështinë e Tinka Kurtit nuk lindin shpesh.

Për teatrin dhe kinemanë shqiptare ka qenë fat dhe bekim që e kanë patur dhe e kanë dhe ne shqiptarët duhet të mburremi me këtë fakt, njësoj siç mburren grekët me Irenë Papas-in e tyre apo të gjithë popujt e tjerë që i kanë dhënë botës emra të mëdhenj si Greta Garbo, Elizabeth Taylor, Sophia Loren, Ingrid Bergman, Claudia Cardinale, Marilyn Monroe e shumë të tjera.

Ndaj sot, në 90-vjetorin e lindjes së Tinka Kurtit, ne të gjithë duhet të themi me mirënjohje:
Faleminderit Tinka jonë e madhe për artin, dashurinë, shpirtin dhe mirësinë që na ke falur me aq bujari!
Gëzua dhe jetë të gjatë për të mbërritur dhe kapërcyer një shekull jetë!
Të paçim moj fisnike!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SALSANO RAPI PËR HERË TË PARË NË SKENË ME BASHKËSHORTEN E TIJ/ Kërcen në skenën e "Dancing With The Stars"
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Dyshohen se shisnin kokainë dhe kanabis, përfundojnë në pranga 2 të rinjtë në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AKSIN RRUGOR FIER-LEVAN/ Përplasen tre automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT