• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
9-VJET NGA NGJARJA E “21 JANARIT”/ Mark Nika: Sali Berisha dhe Lulzim Basha përgjegjës për vrasjen në bulevard, SPAK t’i hetojë
Home
Breaking News

9-VJET NGA NGJARJA E “21 JANARIT”/ Mark Nika: Sali Berisha dhe Lulzim Basha përgjegjës për vrasjen në bulevard, SPAK t’i hetojë

21 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News

Në 9-vjetorin e ngjarjes së 21 Janarit, familjarët e Aleks Nikës vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Ata thonë se edhe sot, 9 vite më pas, drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa hetimet sipas tyre janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë. Për Mark Nikën, xhaxhanë e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës ka fshehur të gjitha provat që implikojnë zyrtarët e lartë, duke shtuar se pas apelimit në Gjykatën e Strasburgut, SPAK do të detyrohet për të kryer hetime të sakta dhe të plota. Në një reagim për gazetën “SOT” ai deklaroi se mazhoranca aktuale i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të zbardhur masakrën e “21 Janarit”.

“Në datën 21 Janar të para 9 viteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit u vranë 4 persona të pafajshëm nga dora e shtetit. Kjo ngjarje ka ngelur ende e pa zbardhur sepse dora e shtetit që i vrau ka pasur edhe drejtësinë, e cila prej kaq vitesh ka fshehur të vërtetën. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka zbardhur të vërtetën duke i fshehur provat. Ne e kemi çuar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut dhe tani presim që kjo gjykatë të detyrojë SPAK që të bëjë hetime të plota. Mazhoranca tashmë i ka kapacitetet për të nxjerrë në dritë këtë të vërtetë që prej 9 vitesh nuk është zbardhur”, u shpreh Mark Nika.

Më tej ai deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu demokrat Lulzim Basha do të jenë ndër emrat e parë që do të dalin së shpejti para drejtësisë. “Ne kemi besim se SPAK dhe Byroja e Hetimit do të arrijnë të zbardhin këtë të vërtetë. Ne kemi besimin se të gjithë përgjegjësit e kësaj ngjarje do të dalin para drejtësisë, të gjithë ata që sot janë nëpër zyra apo kur ishin në Parlament, që nga Sali Berisha i cili ishte kryeministër në atë kohë, Lulzim Basha i cili ishte ministër i Brendshëm apo edhe ata që zbatuan urdhrat e tyre dhe vranë 4 njerëz të pafajshëm në bulevard. Shpresat tona janë të mëdha që shumë shpejt pa humbur kohë SPAK dhe Byroja e Hetimit do të zbardhin ngjarjen e plotë”, u shpreh Mark Nika në reagimin e tij për gazetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË TIRANË! Kamerat fiksuan dy makina që ikën me shpejtësi! Detaje nga e kaluara e dibranit
Previous article “E PUTHA 25 HERË PËR NJË SKENË NË KLIP"/ Habit këngëtari: Vajza u vu në siklet, i filluan djersët (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT