Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota që u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan.
Çështja për biznesmenin Sota të arrestuar javë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e tij.
Hetimi për rastin, i kaloi task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. Ndërkaq, Orest Sota duhet të vërtetojë burimin e parave që iu sekuestruan.