• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
82 RASTE/ Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur
Home
Aktualitet
Kronikë

82 RASTE/ Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur

12 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë sërish i pandehur nga prokuroria për tjetërsim pronash në zonën Kune-Vain-Tale.

Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje organin e akuzës. Nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administrates mes të cilëve dhe Fran Frrokaj në atë kohë ish-kryetar i Komunës Shënkoll kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa përsona të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek përsonat e tjera.

Këto prona janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyrës”. Seanca e parë paraprake nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palëve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në përfundim të hetimeve Fran Frrokaj është i vetmi ish-zyrtar i marrë i pandehur në lidhje me këtë çështje, pasi për persona të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar për shkak të tejkalimit të afeteve të kryerjes së saj.

Kjo është çeshtja e trete penale që do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës, ku njëra prej tyre ka përfunduar dhe personat përgjegjës përfshirë dhe ish-zyrtarë mes të cilëve dhe Fran Frrokaj janë dënuar me burg, ndërsa një çështje tjetër e ngjashme është në gjykim në Gjykatën Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me të pandehur disa persona./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME SHQIPËRINË PËR REFUGJATËT/ Meloni: Më vjen keq sepse sulmet erdhën pikërisht nga italianët
Previous article LUFTA NË GAZA/ OKB: Rreth 40 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT