Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se ne regjimin 41 bis do te futen edhe te dënuar te tjerë.
Manja tha se vetëm ne nëntor janë 4 te dënuar me lidhje me krimin e organizuar qe janë vendosur ne 41 bis ndërsa me agjencitë ligjzbatuese po vlerësohet rrezikshmëria e disa te dënuarve te tjerë. Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për te ndërprere komandimin e “ushtareve” per te kryer krime me urdhra nga burgu.
Aktualisht ne regjimin 41 bis janë izoluar 8 te dënuar Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla
Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.