• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 PARAJSAT SHQIPTARE/ Këto janë PLAZHET më të bukur të vendit: Ujë i kristaltë dhe pamje MAGJEPSËSE
Home
Media të Huaja

8 PARAJSAT SHQIPTARE/ Këto janë PLAZHET më të bukur të vendit: Ujë i kristaltë dhe pamje MAGJEPSËSE

25 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat tradicionale, rrugët e shtruara me kalldrëme dhe i mbushur me kisha të vogla ortodokse, ka shumë plazhe të bukura të cilat karakterizohen nga ujërat e pastër dhe e sfidojnë Greqinë e afërt me çmime përgjysmë më lirë.

Në jug të Shqipërisë i keni edhe burimet natyrale afër Sarandës ose mund të shkoni t’i vizitoni brigjet e liqenit afër kufirit me Maqedoninë – Shqipëria ka shumë perla, transmeton Telegrafi.

Është thuajse e pamundur të krijohet një listë me të gjitha plazhet magjepsëse të Shqipërisë sepse ka plot të tilla, por të paktën më poshtë e keni një listë të shkurtë me disa prej plazheve më të njohura dhe më të bukura të cilat patjetër se duhet t’i vizitoni.

Drimades

Drimades mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë: një gji i vogël afër fshatit të Dhërmisë, ku një gur i madh e ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë.  Drimades është vend i përsosur për ta vizituar nëse dëshironi të relaksoheni sepse plazhi nuk është i ngarkuar me turma njerëzish.

 Dhërmia

Afër Drimades mund ta gjeni Dhërminë, një nga plazhet më të njohura në Shqipëri, ku karakterizohet nga gurët e bardhë dhe ujërat e kaltër. Plazhi është një nga më të gjatit dhe, gjatë verës, nga më të ngarkuarit.

 Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në rivierën shqiptare, dhe nuk e ka humbur asnjëherë sharmin e vet. Ka shumë plazhe të bukura afër këtij vendit, siç është plazhi i Livadhit, i cili është i mbushur me pemë ulliri, gurë të bardhë dhe uji është i pastër si loti.

 Borshi

Plazhi më i madh në Shqipëri është Boshi, i cili gjithashtu karakterizohet nga uji i pastër, pemët e ullirit dhe, pavarësisht bukurisë që ka, është një nga plazhet më së paku të vizituara në vend.

Saranda

Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga vendet më të preferuara për turistët, dhe kjo për shumë arsye: qyteti është afër kufirit me Greqinë, para ishullit të Korfuzit, dhe ka shumë plazhe të bukura, si Pulëbardha i cili rrethohet vetëm nga natyra dhe ujërat përrallor.

 Ksamili

Në jug të Sarandës e keni Ksamilin, një nga destinacionet më të mira në Shqipëri. Ksamili ndryshe quhet edhe si “perla e Jonit” për shkak të bukurisë që ka. Ksamili karakterizohet me tre ishuj të vogël në të cilët mund të shkoni duke notuar ose me anije dhe uji është tejet i pastër.

Rekomandohet që Ksamili të mos vizitohet gjatë muajit gusht sepse është tejet i ngarkuar.

 Gjipe

I fshehur thellë në male, Gjipeja është plazhi më i përsosur për ata që kërkojnë qetësi dhe relaksim. Përse? Sepse plazhi është shumë larg rrugës kryesore dhe për të shkuar aty nevojitet një ecje 30-minutëshe, përveç nëse posedoni ndonjë xhip off-road.

 Syri i Kaltër

Teknikisht Syri i Kaltër nuk është plazh, por burim natyral. Sidoqoftë, kjo nuk ka rëndësi: ky vend magjeps është vendi i përsosur për të notuar dhe një nga peizazhet më të bukura natyrale në shtet. Gjendet në rrugën mes Sarandës dhe Gjirokastrës dhe padyshim se ia vlen të vizitohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNIN NAMIN ME KARBURANTE/ Flet nëna e 22-vjeçarit të akuzuar: Ma mori në qafë ajo... (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin belg të Chelsea

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT