• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
8 NGJARJET QË TRONDITËN BOTËN NË 2019/ Gazeta greke rendit edhe TËRMETIN në Shqipëri
Home
Breaking News

8 NGJARJET QË TRONDITËN BOTËN NË 2019/ Gazeta greke rendit edhe TËRMETIN në Shqipëri

26 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur ngjarje që do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori.

Gazeta greke newsbomb.gr ka sjellë në rikujtesë ngjarjet më të rëndësishme, ku mes tyre është edhe tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

10 janar: Kriza presidenciale në Venezuelë

Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro.

Kjo u kundërshtua  nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall President.

Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE, por kriza në Venezuelë solli edhe viktima.

 

14 Prill: Vrasësi Serial në Qipro

Vrasësi serial që tronditi Qipron u dënua me 7 burgime të përjetshme pasi u shpall fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla.

Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit të vitit 2016 dhe gushtit të vitit 2018.

Dy vrasjet e fundit u zbuluan në 14 prill. Marie Rose dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjendën brenda një pusi miniere.

 

15 Prill: Zjarri shkatërrues në Notre Dame në Paris

Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

U dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë pjesa më e madhe e katedrales.

 

21 gusht 2019: Amazona në flakë

“Mushkëria e planetit”, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një rritëm tepër të lartë.

Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha në atë periudhë se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e Amazonës.

Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre, numri më i lartë që nga viti 2013 kur filluan të mbaheshin regjistrimet.

 

9 tetor 2019: Pushtimi turk në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes “Tëitter” se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë,” shkroi presidenti turk.

Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.

 

31 tetor 2019: Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadiut

Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan.

Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.

26 nëntor 2019: Tërmeti në Shqipëri 

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë një nga goditjet më të fortë që ka pësuar Ballkani Perëndimor për dekada të tëra.

51 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan.

“Ne humbëm shumë jetë njerëzish, por gjithashtu shpëtuam shumë,” deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama gazetarëve gjatë një vizite në spitalin e Tiranës.

Zyrtarët ushtarakë, policorë dhe mbrojtës civilë për disa ditë zhvilluan operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat afër epiqendrës së tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni theksoi se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ishte më i forti i regjistruar në zonën e Durrësit që nga viti 1926.

 

12 Dhjetor: Zgjedhjet Britanike 

Kryeministri Boris Johnson është konsideruar si njeriu më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, që i lejon atij të mbajë premtimin për të realizuar largimin e Britanisë nga BE në 31 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTON NJË GODITJE NË JANAR/ Kampionët e Bundesligas gati të "rrëmbejnë" yllin e Milan...
Previous article INCIDENT NË KONCERTIN E TAYNËS/ Fansi nuk i lëshon dorë, ja veprimi i reperes së acaruar (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT