• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 3 KUSHËRINJ/ Si u zbulua në Itali pas 26 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm (EMRI+FOTO)
Home
Breaking News

VRAU 3 KUSHËRINJ/ Si u zbulua në Itali pas 26 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm (EMRI+FOTO)

4 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej afro 26 vitesh, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi.

luka

 

 

 

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin nga Lezha, Bardh Lula (Luli), i cili u arrestua në Itali gjatë një operacioni ndërkombëtar mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Arrestimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm u arrit gjatë operacionit ndërkombëtar “Wanted 3”.

61906833_385406675425326_311971860147339264_n

Ndërsa të gjitha veprimet, që u finalizuan në Itali, u kryen nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali.

Operacioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.

“U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’.

Shtetasi Bardh Lula, në vendin ‘Kroi i Denicës’ në Lezhë, në konflikt e sipër, për shkaqe pronësie ka vrarë me armën e gjahut shtetasit, Nikoll Luka, Mark Luka dhe Pal Luka, anëtarë të një familje.

Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk u arrit që të zbulohej vendndodhja e tij për 26 vite. Burimet thanë se shtetasi Bardh Lula dyshohet të jetë arratisur në mënyrë ilegale nga Shqipëria, duke shkuar në Itali, ku edhe u arrestua dy ditë më parë.

Dyshohet se ai ka kaluar kufirin e gjelbër me Malin e Zi dhe nga aty më pas ka humbur gjurmët. Ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve, ai ishte pajisur me dokumente false identifikimi si shtetas boshnjak.

Pas arrestimit të tij, tashmë kanë nisur procedurat me Ministrinë e Drejtësisë për të nisur dosjen drejt Italisë, në mënyrë që ai të ekstradohet për të kryer dënimin e dhënë në mungesë për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFENDOI PUBLIKISHT MEGHAN MARKLE/ Ja si reagoi princi Harry gjatë vizitës së Donald Trump në Londër
Previous article SYTË JANË "PASQYRA E TRUPIT"/ Ato tregojnë çfarë po ndodh me shëndetin tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT