• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
75-VJETORI I ÇLIRIMIT/ Balla në Elbasan: Kontributi i figurave historike dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë
Home
Politikë

75-VJETORI I ÇLIRIMIT/ Balla në Elbasan: Kontributi i figurave historike dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë

9 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi edhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut Elbasan” për tre personalitete të rëndësishme Dr. Xhaferr Kongoli, Dr. Petraq Popa dhe Fetah Ekmeçiu për kontributin e tyre të çmuar në interes të atdheut. Balla theksoi rëndësinë e 75-vjetorit të clirimit, si dhe u shpreh për rëndësinë që ka promovimi i tre figurave të rëndësishme historike.

Në këtë 75-vjetor të çlirimit të atdheut, unë jam shumë krenar që fillojmë me këtë aktivitet të parë, i cili do të shoqërohet me një seri aktivitetesh gjatë gjithë këtij viti. Viti i kaluar ishte Viti i Skënderbeut, ky vit është padyshim një vit jubilar i luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. U bënë 75 vite kur Shqipëria u çlirua. Ne duhet ta kemi dyfish krenari, sepse Shqipëria është një vend që u çlirua tërësisht me forcat e veta.

Ky moment na bën ne të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka promovimi i figurave kaq të rëndësishme historike. Tre personalitetet që kujtojmë sot janë njerëz me reputacion, të cilët siç e theksova, kanë studiuar jashtë vendit, kanë qenë intelektualë, por atdheu e kërkoi që të jepnin kontributin e tyre. Ata jo vetëm që dhanë kontribut, por dhanë edhe jetën e tyre në dobi të çlirimit të atdheut.

Taulant Balla, Kreu i grupit parlamentar të PS-së
Balla përmendi se fakti i renditjes së Shqipërisë në të njëjtin bllok me aleatët si SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, përkrah të cilëve ne jemi edhe sot, dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë. “Gjithmonë duhet ta themi që lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare ishte një moment i rëndësishëm i historisë sonë të vjetër dhe të re.Fakti që ne u renditëm në të njejtin bllok, me të cilin në fakt jemi edhe sot, bashkë me SHBA dhe një pjesë të rëndësishme të vendeve aleatëve sikurse Franca dhe Britania e Madhe, tregon se Shqipëria gjithmonë ka pasur një orientim pro-europian.”

Në fund ai theksoi se ky vit, përveç 75-vjetorit të Çlirimit, është i rëndësishëm edhe për të ardhmen europianë të Shqipërisë pasi vendi pret t’i çelen negociatat në fund të qershorit.

“Ky vit, përveç 75-vjetorit të Çlirimit, është një vit i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë sonë. Ne besojmë se në fund të këtij gjashtë mujori të parë, në qershor, Shqipëria do të fillojë një proces shumë të rëndësishëm historik, atë të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri mbyll çështjen “Dybala”, “harron” Championsin për...
Previous article VIJON "LUFTA" PËR JORDI ALABAN/ Barcelona piketon tre emra për në verë

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT