• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
73 PIKA KONTROLLI NË AKSET NACIONALE/ Policia: 21 të arrestuar. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarake, 12 kg kanabis e kokainë
Home
Breaking News

73 PIKA KONTROLLI NË AKSET NACIONALE/ Policia: 21 të arrestuar. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarake, 12 kg kanabis e kokainë

19 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

73 pika kontrolli në akset nacionale! 21 të arrestuar, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarake, 12 kg kanabis e kokainë! Është ky bilanci i policisë së Shtetit.

“Vijon në të gjithë vendin  zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e  masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, 12 kilogramë kanabis e doza me heroinë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 shtetas, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.

Në Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilit në automjetin tip “BMË” me të cilin qarkullonte iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, 3 krehëra dhe 21  fishekë.

Në Vlorë, gjatë kontrolleve në banesa e ambiente, në zbatim të planit të masave u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Y. S., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti 12 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë bimë të dyshuara cannabis sativa.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë së Vlorës kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit B. M., 51 vjeç, banues ne fshatin Velçë, Vlorë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri gjysëm automatike model 56 dhe municion luftarak.

Në Tiranë, janë vënë në pranga 4 shtetas të cilëve iu janë gjetur me vete doza me lendë narkotike të dyshuar heroinë.

Gjithashtu janë proceduar e arrestuar në Korçë e  Berat  4 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, në Tiranë, Fier, Elbasan e Lezhë, janë kapur 7 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si dhe në të gjithë vendin janë vënë në pranga 15 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Operacioni vijon”,njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO ËSHTË ÇMENDURI"/ Thiago Alcantara mahnitet nga kënga e tifozëve të “Reds” për të (VIDEO)
Previous article FNSH DHE SHQIPONJAT "BLINDOJNË" VLORËN/ Pika kontrolli në kërkim të personave përfshirë në ngjarje kriminale

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT