• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
71 VJETORI I THEMELIMIT TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS/ Kryeparlamentari Ruçi mesazh urimi: Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë…
Home
Politikë

71 VJETORI I THEMELIMIT TË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS/ Kryeparlamentari Ruçi mesazh urimi: Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë…

1 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka përcjell një mesazh urimi për 71 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Ruçi i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të RP të Kinës, Li Zhanshu-së, dhe e fton atë për një vizitë në Tiranë.

“Me rastin e 71 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e miqësore për popullin kinez, Asamblenë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës dhe Ju personalisht.

Unë jam i bindur, dhe besoj që këtë bindje ndani edhe Ju, që bashkëpunimi shumë i mirë midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës do të zgjerohet e forcohet më tej në të ardhmen.

Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe popullit kinez.

Me dëshirën time të madhe për rritjen e bashkëpunimit, kontakteve dhe dialogut të drejtpërdrejtë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, më lejoni t’Ju përsëris ftesën time për vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASAPORTAT E REJA/ Nga sot aplikimi pa formular Policie, direkt te zyrat e gjendjes civile
Previous article U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Gjyqtarja Mimoza Margjeka në Apelin e Posaçëm: Më sulmuan se nuk i dhash mandatin...

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT