• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 vrasjet që kanë tronditur njerëzimin dhe s’janë zbardhur akoma
Home
Mister

7 vrasjet që kanë tronditur njerëzimin dhe s’janë zbardhur akoma

1 November, 2017 Ina.Autor Mister

Këto tregime e kanë tmerruar opinionin dhe janë bërë objekt i spekulimeve të llojllojshme mbi aktorët e mundshëm dhe motivet e vrasjeve.
Megjithatë, autorët e tyre, me gjithë hulumtimet e hollësishme, kurrë nuk janë zbuluar, mbase edhe sot e kësaj dite jetojnë bashkë me ne… Përjashtim bën këto ditë njëri prej tyre… por ende pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht kjo gjë.

 

Tupac-un e kanë vrarë më vitin 1996 në Las Vegas, ndërkaq Biggie Smalls-in pas një viti në Los-Angeles. Të dy janë vrarë nga automobili, për ç’shkak një kohë të gjatë është konsideruar që vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Teoria kryesore ka qenë se ishte fjala për qërim hesapesh ndërmjet reperëve të bregdetit lindor dhe atij perëndimor të SHBA-së, i cili mori përmasa midis këngëtarëve dhe botuesve të tyre. Policia vrasësit kurrë nuk i ka zbuluar.

 

Black Dahlia ka qenë nofka e amerikanes Elizabeth Short, e cila ka qenë viktimë e vrasjes tmerrshme e cila ka krijuar interesim të madh në opinion. Trupi i saj është gjetur i prerë përgjysmë në bel më 15 janar 1947 në parkun Leimert të Los Angelesit.
Vrasja e saj e pazbardhur ka qenë burim i thashethemeve të shumta e cila bëri shumë të dyshimtë, ndërkaq për të janë shkruar edhe disa libra, andaj është bërë edhe adaptimi filmik i këtij tregimi. Vrasja e saj është njëra ndër rastet më të vjetra të pazbardhura në historinë e Los Angelesit.

Vrasja në fermën Hinterkaifeck (1922)

Vrasja brutale ka ndodhur në një fermë të vetmuar në Gjermani. Gjashtë njerëz atëbotë janë rrahur për vdekje me çomangë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe dy vjeç. Vrasësi edhe disa ditë ka jetuar në fermë, para se të zhdukej. Fjala është për njërën nga krimet më enigmatike në historinë gjermane.

 

Vdekja e shkaktuar me ilaçin Tylenol (1982)

Shtatë njerëz kanë vdekur pasi që kanë marrë ilaçin Tylenol për të cilin është konsideruar që përmban cianid të cilin e ka injektuar në ilaç një person i panjohur. Personi përgjegjës për këto vdekje kurrë nuk është zbuluar, ndërkaq kompania Johnson & Johnson më 1982 është detyruar ta tërheqë ilaçin nga tregu.

 

Vrasjet në liqenin Bodom

Fjala është për vrasjen e trefishtë e cila ka ngjarë në liqenin Bodom në Finlandë, afër qytetit Espoo, 22 kilometra në perëndim të kryeqytetit Helsinki. Në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit të vitit 1960 katër tinejxherë kanë kampuar në brigjet e liqenit kur një person i panjohur apo disa sish i kanë vrarë tre veta me objekt të topitur.
Personi i katërt vetëm është plagosur. Nils Wilhelm Gustafsson, i vetmi që ka shpëtuar, ka çuar jetë normale deri në vitin 2004, kur u bë personi i dyshuar e më vonë edhe i akuzuar. Në tetor të vitit 2005 Gjykata e Qarkut konstatoi që Gustafsson nuk është fajtor dhe u hodhën poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Ky rast akoma nuk është zbardhur dhe me siguri përgjithmonë do të mbetet mister.

 

Zodiac (1960 – 1970)

Zodiac-u është vrasës serik nga SHBA-ja i cili ka vepruar në vitet 1960 në Kaliforninë Veriore. Zodiac është emri të cilin ia ka vënë vetes në një seri letrash të shifruara të cilat ua ka dërguar redaksive të gazetave. Edhe tri letra kanë mbetur të padeshifruara.
Në letra ka treguar se i ka vrarë 37 njerëz, edhe pse hetimet kanë konstatuar vetëm pesë viktima, ndërkaq dy viktima kanë mbijetuar. Viktimat kanë qenë të moshës midis 16 dhe 29 vjeç. Identiteti i vrasësit ka mbetur i pazbardhur sot e kësaj dite, edhe pse ka pasur të dyshuar, ndërkaq rasti akoma nuk është mbyllur.

 

Vrasja e Xhek Kasapit

Vrasje tipike barkprerëse kanë ndodhur në vendet publike dhe gjysmëpublike. Dorasi viktimat i ka prerë në fyt dhe pastaj i ka nakatosur. Sot konsiderohet që viktimat më parë i ka ngufatur në mënyrë që të mos bërtisnin.
Për shkak të natyrës së plagëve të disa viktimave të Xhek Kasapit (Jack the Ripper), të cilave u janë hequr edhe organet, mendohet që ai ka qenë mjek, kirurg apo kasap.
Në këtë mënyrë i ka vrarë gjoja pesë prostituta, ndërkaq pas 200 njerëzve të dyshimtë, dorasi kurrë nuk është zbuluar. Legjendat të cilat i përshkruajnë vrasjet e të Xhek Kasapit janë bërë kombinim i hulutmiemve autentike historike, teori komploti dhe folklori.
Megjithatë, ditë më parë mediat angleze kanë raportuar se tashmë ka marrë fund saga e kërkimeve për Xhek Kasapin.
Sipas tyre, përdorimi i ADN-së si pjesë e hetimeve ka arritur të nxjerrë në dritë pa as më të voglin dyshim se cili prej gjashtë të dyshuarve kryesorë është vrasësi i vërtetë. Pasi është analizuar një shall i mbajtur nga një prej viktimave të Kasapit, aty janë gjetur edhe njolla gjaku nga vrasësi, të cilat kanë zbuluar edhe ADN-në e tij. Sipas raportit, vrasësi serial ishte një njeri jo publik, me probleme të theksuara mendore.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Gjermanisë edhe Italia dëbon imamin shqiptar. Ja akuza e fortë që rëndon mbi të
Previous article Ukrainë/ Pranga djalit të ministrit të Brendshëm, ja komenti i tij në rrjete sociale

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT