• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
7 VRASJE NË 7 MUAJ/ Ekzekutuan në bashkëpunim Emiljano Ramazanin në Elbasan, Nuredin Dumani vrau më pas mikun e ngushtë PËR PARA
Home
Breaking News

7 VRASJE NË 7 MUAJ/ Ekzekutuan në bashkëpunim Emiljano Ramazanin në Elbasan, Nuredin Dumani vrau më pas mikun e ngushtë PËR PARA

13 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

7 vrasjet e ndodhur së fundmi në vendin tonë kanë të njëjtin autor të dyshuar, Nuredin Dumanin, një emër shumë i njohur në botën e krimit. Pas ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, (Viktor dhe Besimir),  të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars të këtij viti, vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan, emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Të gjitha këto vrasje të kryera në harkun kohor prej 7 muajsh.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekzekutimi i Emiljano Ramazanit më 20 korrik është bërë në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, Klevis Kapllani. Ndaj këtij të fundit, grupi hetimor bën me dije se ka përputhshmëri me karakteristikat e autorit që ekzekutoi 39-vjeçarin.

Mirëpo, ka qenë kjo vrasje, që është bërë shkak edhe për ekzekutimin e vetë Kapllanit nga miku i tij, Nuredin Dumani. Dyshohet se pas këtij ekzekutimi marrëdhëniet mes Dumanit dhe Kapllanit janë acaruar për çështje parash. Për pasojë, Dumani ka bërë ekzekutimin e Kapllanit më 15 shtator shumë pranë shtëpisë së tij. Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se Dumani të shpallej në kërkim nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Nuredin Dumani vijon të jetë në kërkim prej muajsh. Ndaj tij është lëshuar vetëm pak ditë më parë një urdhër arrest i dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATIONS LEAGUE/ Pas 5 minutash lojë, Gavranovic zhbllokon sfidën Gjermanisë (VIDEO)
Previous article NATIONS LEAGUE/ Raste të shpërdoruara, Azerbajxhani i De Biasit largohet me 1 pikë nga "Elbasan Arena"

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri Aktualitet

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT