• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 TË ARRESTUAR NË BELGJIKË/ Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist
Home
Botë

7 TË ARRESTUAR NË BELGJIKË/ Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

5 May, 2023 s.autor Botë

Policia belge arrestoi të enjten shtatë persona të dyshuar si mbështës të grupit të Shtetit Islamik dhe se kanë komplotuar me qëllim kryerjen e një sulmi terrorist. Njoftimi u bë nga prokurorët belgë.

Pothuajse të gjithë të dyshuarit janë çeçenë dhe tre prej tyre kanë kombësi belge, thuhej në deklaratën e prokurorëve.

“Objektivi i saktë i sulmit të planifikuar, nuk përcaktuar ende”, thanë ata.

Policia, e mbështetur nga njësi të forcave speciale, bastisi nëntë banesa në disa qytete në pjesën perëndimore të Belgjikës, në një operacion të udhëhequr nga një prokuror i specializuar për rastet e terrorizmit.

Ai pritet të vendosë më vonë nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj të dyshuarve. “Akuzat e mundshme lidhen me përpjekje për atentat terrorist, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje për një sulm terrorist”, thuhej në deklaratë.

Prokurorët shtuan se të shtatë të arrestuarit “dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist në Belgjikë”, dhe se të gjithë ata “i përkasin një grupi mbështetësish të fortë të ISIS-it”.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë federale, Eric Van Duyse, tha për agjencinë AFP se “dyshohet se të arrestuarit kishin në shënjestër një institucion që ndodhet në Belgjikë” dhe se “në mënyrë aktive po kërkonin të gjenin armë”.

Bastisjet e policisë u zhvilluan në Ghent dhe në disa qytete të tjera më të vogla, si Roeselare, Menen, Ostend dhe Wevelgem.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në Belgjikë më 22 mars të vitit 2016, që kishin si objektiv aeroportin e Brukselit dhe metronë e kryeqytetit. Si pasojë u vranë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ngjarja ndodhi disa muaj pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, të planifikuara nga e njëjta celulë e ISIS-it, gjatë të cilave u vranë 130 persona.

Çeçenia, një republikë në rajonin rus të Kaukazit të Veriut, ka një popullsi kryesisht myslimane.

Ajo drejtohet nga udhëheqësi me dorë të fortë, pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov, i cili mbështet luftën e Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe ka dërguar atje trupa milicie, për të luftuar./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT NË SHËNGJIN/ Hetuesit anglezë largohen nga Shqipëria, ja çfarë zbardhën nga dosja hetimore
Previous article MASAKRA NË SERBI/ Vuçiç: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT