• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
7 regjisorë italianë e një shqiptar ngjisin ‘Djallëzorët’ në skenë
Home
Kulturë
Kinematografi

7 regjisorë italianë e një shqiptar ngjisin ‘Djallëzorët’ në skenë

10 November, 2017 xhesi.editor Kinematografi, Kulturë

Teatri Eksperimental ngjit në skenë një shfaqje kolektive me protagonistë italianë dhe shqiptarë. Kolektivi 38, e kanë pagëzuar veten protagonistët e shfaqjes “Djallëzorët” që do të ngjitet në skenë nga jo pak, por nga 8 regjisorë.  Në kohën kur artisti përpiqet të luftojë i vetëm për realizimin e tij, sjellim këtë shfaqje si në komunizëm, thotë me humor regjisori italian Rolando Macrini.

“Puna me 8 regjisorë ka qenë interesante, një punë që na nxiti të bashkëpunonim ngushtë, sepse secili nga regjisorët kishte  estetikën e tij. Pra menduam dhe krijuam bashkë që të bënin një revolucion dhe të viheshim në një sprovë me këtë lloj projekti. Diçka e ngjashme si në komunizëm, duke lënë mënjanë dëshirën për të qenë vetë regjisor, dhe dhënë tek të tjerët një pjesë të krijimtarisë sonë, për të pasur në fund një shfaqje që të jetë e përbashkët, por edhe diçka unike”, tha Macrini.

Regjisorët e tjerë që kanë bashkëpunuar për shfaqjen janë Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto, Riccardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini e Silvia Zoffoli.

“Është e vështirë të punosh, por ka qenë një bashkëpunim fantastik dhe unik. Ne kemi një shkollë totalisht klasike dhe kemi vetëm një. Për fatin tonë të keq është vetëm Universiteti i Arteve tashmë. Ndërsa regjisorët e tjerë janë të gjithë me formime totalisht të ndryshme nga njëri-tjetri. Njëra nga regjisoret për shembull është balerinë ka dalë nga një shkollë baleti e më pas ka bërë një shkollë regjie. Secili nga regjisorët ka një veçanti të vetin, por në thelb mënyra për të bërë regji është e njëjta.”, u shpreh Selimi.

Projekti i kësaj shfaqjeje eksperimentale, që ngjitet në skenë në datat 9 e 10 nëntor, reflekton mbi figurën e Bulgakovit, shkrimtari rus që u  çensurua dhe u botua vetëm 30 vitet e fundit, por edhe mbi formimin e komunizmit ne Rusi e më pas në Shqipëri. Vetë autori Bulgarov u censurua se shkroi mbi “eksperimentin komunist” në vitet ‘20- ‘30 ne në tre tregime te gjata si “Djallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “ Zemra e qenit”.

 

7 regjisorë italianë e një shqiptar
ngjisin ‘Djallëzorët’ në skenë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk do ta besoni cila është marka e veshjeve më “HOT” në botë [FOTO]
Previous article Kjo është mosha kur femrat japin maksimumin në shtrat

xhesi.editor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT