• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
7 modelet e flokëve që duhet t’i keni për një look të ri
Home
Modë

7 modelet e flokëve që duhet t’i keni për një look të ri

7 November, 2017 ambra.sk Modë

Moti i ftohtë i dimrit kërkon flokë “cool”. Mbase jeni ende me modelin e verës, ndaj ndërrojeni modelin sa jeni në kohë, që edhe viti 2018 t’ju gjejë me një look të ri!

Nëse jeni të vakët nga idetë e modeleve, na lejoni t’ju ndihmojmë. Jo më kot kemi VIP-a, me ushtrinë e tyre të stilistëve në krah!

1. Topuz balerine

Ndiqni modelin e Bella Hadid me këtë look të thjeshtë, por tejet fin.

Kapini flokët bisht duke i ngjeshur fort mbas koke. Rrotulloni bishtin, duke e siguruar me karfica të vogla, dhe seksionin e fundit të bishtit futeni brenda topuzit, po duke e siguruar me karficë.

Përfundojeni look-un me llak flokësh dhe shijoni modelin tuaj të ri të flokëve!

 

 

 

2. Flokë Cher

Familja Kardashian është besnike e flokëve “pras” të drejta, por Kim Kardashian e ka ngritur në një tjetër nivel këtë model.

Inspiruar nga ikona dhe bashkëatdhetarja Cher, Kim i shtrin flokët e saj në mënyrë perfekte, duke mos lënë vend për asnjë cen, si dhe i mban të gjatë deri në fundshpinë, duke përdorur extension.

Sigurohuni që të përdorni anti-frizë, që të mos dukeni sikur jeni elektrizuar!

 

 

3. Flokë të lagur

Margot Robbie e “qan” këtë look! Ju paralajmërojmë që nuk është një model që u shkon të gjithave, por nëse bëhet në mënyrën e duhur, shkëlqeni!

Nisni me flokë të lagur, dhe aplikoni një sasi të bollshme xheli, duke nisur nga rrënjët. Krihni flokët dhe përfundojeni look-un me llak flokësh.

I kurseni vetes edhe tharjen e flokëve!

 

 

 

4. Pixie platini

Mbase nuk keni tipare perfekte si modelja Cara Delevinge, por mos u trembni!

Zerojini flokët dhe kthejini në bjonde platin. Nuk ka ndryshim më të fortë se kaq për Vitin e Ri!

Ky look rebel është mjaft i përhapur tani në fund të vitit, pavarësisht temperaturave të ftohta. Të mos harrojmë dhe videoklipin e ri të Rihanna-s, “Lemon”, ku ajo qeth flokët e modeles së zgjedhur. Një trend i ri mbase?

 

5. Gjysmë lart, gjysmë poshtë

Mbretëresha Beyonce shfaqet lozonjare, por edhe glamour në këtë look. Me fare pak mund, duhet thënë!

Kapni një bisht të vogël sa më lart në kokë të mundni, dhe sigurojeni me llastik. Një seksion të flokut përdoreni për të fshehur llastikun. Pjesën tjetër të flokëve lëreni në onde që bien natyrshëm mbi supe.

Tamam si një superstar!

 

 

 

6. Kaçurrela natyralë

Aktorja Yara Shahidi përqafon gjithnjë prejardhjen e saj afrikane, me këtë model flokësh kaq unik.

Është më e vështirë të arrish të njëjtin rezultat me flokë të zakonshëm, por mund të përdorni metodën e pipave, duke mbështjellë flokët rreth tyre. Ndiqni këtë proces pasi të keni bërë flokët me balsam dhe t’i keni krehur mirë.

Hiqini pipat pasi flokët të jenë tharë plotësisht. Do t’i dashuroni kaçurrelat tuaja!

 

7. Balluke Barbie

Modelja Duckie Thot na prezanton këtë model flokësh, marrë hua nga kukulla e famshme Barbie.

Nëse guxoni, pritini balluket pak më të shkurtra se normalisht, dhe shtrini flokët në mënyrë perfekte. Duhet të krijojmë idenë e flokëve të lëmuar të Barbie-t, apo jo?

Përdorni antifrizë për t’i ruajtur flokët “pras” të drejta.

Dilni tani, pushtoni botën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Publikohen mesazhet private, Damiano provokon Xhenin
Previous article VIDEO/ Brenda laboratorit të heroinës, ku jetonin grosistët shqiptarë

ambra.sk

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT