• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 “MËKATET VDEKJEPRURËSE”/ Nga grykësia, ligësia deri te epshi seksual, çfarë tha mbrëmë Fatos Nano për Ilir Metën
Home
Politikë

7 “MËKATET VDEKJEPRURËSE”/ Nga grykësia, ligësia deri te epshi seksual, çfarë tha mbrëmë Fatos Nano për Ilir Metën

5 February, 2021 s.autor Politikë

Në intervistën e gjatë të dhënë mbrëmë ku foli për të gjithë karrierën e tij politike dhe jo vetëm, ish-Kryeministri i vendit Fatos Nano foli me përçmim më të madh për një njeri, Presidentin aktual Ilir Meta.

Teksa për të tjerët, përfshi edhe Berishën, Nano kishte ndonjë fjalë të mirë përveç kritikave për Metën e përmblodhi mendimin e tij me fjalinë “Më lër ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh 7 mëkatet kapitale të Biblës, është Presidenti i sotëm”.

Pra për Fatos Nanon, i cili ishte ai që bëri të mundur që të rinj në politikën e viteve 90 si Ilir Meta të ngriheshin në majat e pushtetit, Shqipëria sot ka President politikanin më mëkatar që i përmbledh të gjitha tiparet që vetë shkrimet e shenjta i konsiderojnë si ‘mëkate vdekjeprurëse’.

Por cilat janë 7 mëkatet madhore në Bibël që sipas Nanos Ilir Meta i ka të gjitha: Mania për lavdi, zilia, grykësia, epshi, zemërimi ose inati, lakmia dhe përtacia!

Në intervistën e mbrëmshme në ‘Opinion’, Fatos Nano tha se nuk ka asnjë raport më me Ilir Metën dhe se kjo nuk i mungon.

“Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit”, tha Nano.

Ndërkohë, teksa foli për ish-Kryeministrin Berisha, rivalin e tij kryesor në 25 vite politike, Nano tha se nëse Sali Berisha nuk do të ishte në politikë, Shqipëria do të kishte ecur më përpara, pasi e ka cilësuar atë si një politikan konfliktual që e ka të vështirë që të pranojë mendimin ndryshe.

Nano foli për 2 episode të rëndësishme, ku gishtin e drejton nga Berisha, që është burgosja e tij dhe 21 janarit. Për këto 2 ngjarje, Nano thotë se Berisha është marrë personalisht me to, madje ai shkon më tej duke thënë se nga “kafshë politike”, pas 21 janarit, Berisha mbeti vetëm një “kafshë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'I KANË KËTO DYER?" Rama inspekton punimet në Tepelenë: Hiqini të gjitha këto shtylla e tela
Previous article "FRIKË PËR ARMIQTË"/ Turqia teston raketën anti-anije në Detin e Zi

s.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT