Për 7 Marsin,“ Ditën e Mësuesit” nuk kishte si të mos mungonin edhe urimet nga përfaqësuesit e politikës sonë, ku shumica e të cilëve ka zgjedhur rrjetet sociale.
Filimisht ishte kryeministrit Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” dhe me një foto domëthënëse ka shkruar: MIRËMËNGJES dhe GËZUAR DITËN E MËSUESIT
Basha po ashtu e ka bërë urimin e tij ku ndër të tjera është shprehur: Gëzuar 7 Marsin!
Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar “ Ditën e Mësuesit” duke u shprehur:
Gëzuar 7 Marsin mësueseve tona që me dashuri dhe sakrifica mësojnë fëmijët dhe shpërndajnë dije. Pa arsim nuk ka të ardhme, ndaj asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.
Presidenti Ilir Meta ka uruar mësuesit duke thënë: Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranë , Erion Veliaj ka bërë urimin e tij për “Ditën e Mësuesit”: Gëzuar 7 Marsin!
Faleminderit nga 5000 mësuesve që mbjellin çdo ditë dije dhe dashuri për nxënësit e Tiranës!
Theksojmë që Veliaj ka qenë aktiv gjatë gjithë ditës së sutme duke i kushtuar një vëmendje mjaft të veçantë aktiviteteve në kuadër të kësaj dite.
Nuk kishte si të mungonte urimi i ministers së arsimit Besa Shahinit, e cila nëpërmjet një video ka zgjedhur të urojë të gjithë mësuesit shqiptar ku ndër të tjera ajo u shpreh: “Ju drejtohem për t’ju falënderuar për punën që e bëni me shumë përkushtim dhe për sakrificën e madhe të përditshme që bëni për arsimimin e brezave të rinj. Dua të falënderoj mësuesit ndihmës që luajnë një rol të jashtëzakonshëm në jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët ne duam që të arrijnë potencialin e vetë maksimal brenda sistemit arsimor shqiptar.
Një tjetër urim ndaj mësuesëve ka ardhur nga kryetari Parlamentit, Gramoz Ruçi I cili ka thënë: Gëzuar 7 marsin, kolegë të mi mësues. Të jesh mësues, një titull nderi. Në këtë ditë politika duhet të reflektojë për më shumë mbështetje për arsimin.
Edhe Olta Xhaçka, minister e Mbrojtes gjithashtu ka bërë urimin e saj për këtë ditë të shënuar për mësuesit. Ajo e ka lidhur me ministrinë që përfaqëson duke u shprehur: Gëzuar 7 Marsin gjithë pedagogëve dhe instruktorëve që mësojnë e trajnojnë ushtarakët e rinj që nga Akademia e Forcave të Armatosura, Akademia e Nënoficerëve, Shkolla e Trupës Bunavi dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja.
Gëzuar 7 Marsin gjithë pedagogëve dhe instruktorëve që mësojnë e trajnojnë ushtarakët e rinj që nga Akademia e Forcave të Armatosura, Akademia e Nënoficerëve, Shkolla e Trupës Bunavi dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja.#7MarsiNëFA
Gepostet von Olta Xhacka am Donnerstag, 7. März 2019
Përgatiti: AlpeNews.al








