• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 MARSI/ Ministrja Kushi takim “online” me 250 mësues: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por ai i mësuesit është më fisniku
Home
Politikë

7 MARSI/ Ministrja Kushi takim “online” me 250 mësues: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por ai i mësuesit është më fisniku

7 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim të kombinuar, online dhe fizik me rreth 250 mësues me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsin. Në fjalën e saj, Ministrja Kushi shprehu keqardhjen që ky takim nuk mund organizohej ndryshe veç se me pjesëmarrje online. Ajo u shpreh se do të donte që të ishin ballë për ballë, ku të gjithë të mund të shprehnin urimet ballë për ballë, e të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit.

“Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që teknologjia na e bën të mundur që ne të jemi me mbi 200 mësues në këtë takim virtual nga të katër anët e vendit. Nuk e shpreh dot me fjalë se sa e privilegjuar ndjehem që jam pjesë e juaja. Është e vështirë që ne të krahasojmë profesionet, por nëse do ta bënim, unë jam e bindur që profesioni i mësuesit do të ishte në majën e piramidës së gjithë profesioneve më fisnike. Mësuesi përgatit edhe mjekun, mësuesin, politikanin, kryeministrat. Një ditë ata trokasin në derën e mësuesit dhe i urojnë 7 marsin me shumë përulje dhe mirënjohje. Sado të suksesshëm të jenë, ata përballë mësuesit janë ata nxënësit që dikur mund të kenë bërë edhe ndonjë gabim. Ata nuk mund ta fshehin apo mohojnë dashurinë dhe respektin për mësuesit e tyre. Jemi hidhëruar për çdo mësues të prekur nga COVID-19, e për fat të keq edhe kemi humbur disa. Nga ana tjetër, sa shumë jemi gëzuar për shërimin e mësuesve tanë që janë rikthyer në shkollë pranë nxënësve të tij, me dashuri e me lot në sy. Edhe gjatë kohës që ishin të sëmurë, mendja u rrinte tek nxënësit” – tha Kushi.

Ministrja Kushi shtoi se mësimi “online” ishte një përvojë e paprovuar më parë, por të gjithë bashkë, mësuesit, ia dolën të familjarizohen dhe të përshtaten me realitetin e ri.

Duke përmendur disa nga arritjet në arsim, ministrja Kushi nënvizoi rëndësinë e portalit “Mësues për Shqipërinë”, i cili vendosi meritokraci në punësim.

“Unë do të luftoj fort që mësuesit të kenë mbështetjen e duhur dhe dinjitetin që meritojnë në shoqërinë tonë”, është shprehur Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ U vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit në ”Don Bosko”, ndërron jetë 30-vjeçarja
Previous article 25 PRILLI/ Veliaj: Me Luljetën dhe Najadën kemi sjellë më të mirën, gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT