• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 aventurat që duhet të bësh patjetër në Shqipëri, sipas këtij çifti amerikan
Home
Media të Huaja

7 aventurat që duhet të bësh patjetër në Shqipëri, sipas këtij çifti amerikan

29 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Një çift amerikan ka vendosur që të udhëtojë kudo nëpër botë dhe të ndajë me njerëzit eksperiencat e tyre. Ndër destinacionet e tyre të radhës ishte edhe Shqipëria.

“Gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të njohur. Për 40 vite, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Evropës me një diktaturë izolimi. Sot, është një vend me kaq shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës”, shkruan Tristan Pollock në blogun e tij “Heywedidthat.com”.

Këtu janë 7 gjëra që duhet të shikosh dhe të bësh nëse vendos të nisësh një aventurë në Shqipëri:

1.Drejtojuni bregdetit në Jug

Shkoni pranë qytetit të Vlorës dhe merrni rrugën drejt maleve. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.

2.Lundrimi në kanionet e Osumit

Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Rreth një orë larg Beratit kanionet e Osumit do t’ju dhurojnë një nga eksperiencat më të bukura të raftingut që kemi përjetuar

3.Lahuni në burimet termale në Bënjë pranë Përmetit

Ju mund ta kombinoni këtë udhëtim duke bërë rafting në lumin e Vjosës dhe të qëndroni një natë në Përmet. Ujrat termale nuk janë në të vërtetë të nxehtë, por mineralet që ka në përbërje janë shumë kurativë.

4.Lundroni me kajak në veri të Shqipërisë

Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve ku do të merrni tragetin në liqenin Koman. Aty mund të bëni një guidë një ditore ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të sillni edhe makinën tuaj në traget.

5.Vizitoni Kepin e Rodonit dhe kështjellën në perëndim të diellit

Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark.

6.Numëroni bunkerët gjatë udhëtimit në vend

Vlerësohet të ketë rreth 200,000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Askush nuk e di sa saktë, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që kurrë nuk ka ndodhur.

7.Ka shumë rrugë të këqija në vend

Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë. Për të provuar aventurën e radhës, provoni të ngisni makinën në rrugë të paasfaltuar, të provoni një ndjesi që mbase e keni harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit. Ti nuk e di nëse nuk provon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLUMB MINISTRIT GREK NË 2013-ën/ Kapet SHQIPTARI që bashkëpunoi me bandën. Policia identifikoi ku...
Previous article SI NJË KUKULL/ FOTO: Luana Vjollca shkëlqen në shkrepjet e fundit. Paralajmëron një...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT