Mëngjesin e sotëm, redaksia e ALPENews.al publikoi të dhëna lidhur me njërin nga “ndihmësit” e kapur në operacionin “Zallmneri” në kryeqytet, një ditë më parë.
Sërish redaksia e ALPENews.al ka bërë të mundur gjetjen e automjetit ku ishte vendosur sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike (e llojit Cannabis Sativa).
Automjeti tip “Golf” me ngjyrë të kuqe është në pronësi të Ervin Likës (njërit prej të arrestuarëve ditën e djeshme në operacionin “Zllmneri”) të cilin e përdornin për të marrë në dorëzim lëndën narkotike dhe më pas ta shpërndanin në destinacione të ndryshme.
Likajt kanë foto të tyre personale me automjetin e tyre.
/ALPENews.al





