• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
620-VJETORI I SKËNDËRBEUT/ Aktivitete në Tiranë dhe në Lezhë! Historiani Xhufi: Mezazhi i tij, aktual dhe për politikën sot
Home
Kulturë

620-VJETORI I SKËNDËRBEUT/ Aktivitete në Tiranë dhe në Lezhë! Historiani Xhufi: Mezazhi i tij, aktual dhe për politikën sot

6 May, 2025 s.autor Kulturë

Me dimensionin si “poet i madh i politikës shqiptare” i cilësuar kështu nga shkrimtari i madh italian Indro Montanelli, u përkujtua në këtë 620 vjetor të lindjes heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, historiani që ka shkruar më së shumti për figurën e Skënderbeut, Pëllumb Xhufi i njeh një meritë të jashtëzakonshme heroit, që e ka bërë atë të njohur botërisht e që është marrja përsipër nga një vend i vogël mbrojtja e Evropës nga pushtimi osman.

“Ai i vuri vetes detyrë ta kthente Shqipërinë në një bastion për ndalimin e invazionit Osman në Evropë, që ta bënte Shqipërinë qendrën e botës të asaj kohe dhe realizonte ambicien tjetër të tij, të krijimit të një shteti shqiptar mesjetar dhe mbretërie e të kurorëzimit të tij si mbret.”, – shprehet Xhufi.

“Filmi Skënderbeu realizuar në 1952 bazohet plotësisht në dokumentacion historik e që ka konsulent shkencor Aleks Budën. Për të ka libra e dosje të tëra me dokumentacion, ku mund të përmendim dosjet e arkivit të Venecias, rreth 25 dosje ku trajtohet historia e familjes së Gjergj Kastriotit, kthimi i Skënderbeut në Shqipëri, organizimi i rezistencës antiosmane, beteja e tij kryesore dhe raportet me kancelaritë e huaja, duke filluar që nga papati.”, – vijon Xhufi ndërsa flet për perceptimin e njerëzve mbi Skënderbeun e që e cilëson real.

Edhe pse ëndrra e Skënderbeut për kurorëzimin mbret i shqiptarëve nuk u arrit, për arsye të vdekjes së Papës, ai arriti të krijonte shtetin e tij, edhe pse jo mbarëshqiptar.

“Papa vdiq pikërisht kur filloi të nisej kryqëzata dhe kjo ëndërr e tij që do të kishte efeke të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë nuk u realizua. Skënderbeu krijoi shtetin e tij, por nuk ishte shteti që ëndërronte, ku do të përfshinte gjithë trojet shqiptare. Nuk arriti të marrë qytetet kryesore që kishte uzurpuar Venediku, rreth 50 vite më parë: Shkodrën, Tivarin, Ulqinin, Durrësin. Nuk mori dot Beratin, por ndikimi itij në Berat dhe në jug u shtri edhe përmes krushqisë që bëri me Gjergj Aranitin, që ishte njëherësh mbesë e Muzakajve, që ishin zotër në jug.”, – vijon historiani.

Megjithatë, ajo që është kryesore në trashëgiminë e Skënderbeut, sipas historianit Xhufi është mesazhi moral, që Skënderbeu u ka lënë shqiptarëve.

“Një vend i vogël, për të fituar lirinë duhet të sakrifikojë dhe kur është i bashkuar edhe ia arrin kësaj sfide. Mësimi tjetër është se Skënderbeu u bë për gjithë shqiptarët, pavarësisht krahinës, fesë e pikëpamjeve të ndryshme, katalizatori për krijimin e vetëdijes kombëtare që në mesjetë. Shqiptarët në 1500-1600 prezantoheshin si pasardhës të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe kjo është vlerë e jashtëzakonshme, që la Skëbnderbeu, sepse ndoqi rrugën e qëndresës, rrugën e dinjitetit dhe të mbrojtes së interesave të vendit të tij. Edhe për politikën do të ishte mesazh i jashtëzakonshëm.”, – thekson Xhufi.

Në ditën e lindjes së Skënderbeut edhe në Lezhë u organizua një veprimtari përkujtimore në memoralin e heroit.

Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare organizoi një ekspozitë me të gjitha pullat e postës shqiptare me në qendër heroin tonë kombëtar. Efekt

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASLLANI ME "VALIXHE" NË DUAR/ Inter i vendos çmimin
Previous article ABDIXHIU I PËRGJIGJET KURTIT/ LDK propozon qeveri tranzicioni me të gjitha partitë politike

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT