• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KILOGRAMË KOKAINË NË DURRËS/ Si MASHTRUAN me llogaritë bankare 2 kompanitë “Arbi GARDEN” dhe …
Home
Breaking News

613 KILOGRAMË KOKAINË NË DURRËS/ Si MASHTRUAN me llogaritë bankare 2 kompanitë “Arbi GARDEN” dhe …

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë sekuestruar këtë të enjte asetet dhe paratë e dy kompanive të përfshira në trafikun më të madh të drogës, të regjistruar ndonjëherë në portin e Durrësit, sasisë së madhe prej plot 613 kilogramësh kokainë që u kapën disa javë më parë në qytetin bregdetar.

“Forca e Ligjit”, sekuestrohen llogari bankare të dyshuara kriminale të grupit të kokainës së kapur në Durrës . Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.”- njofton policia.

Kujtojmë se sasia e madhe e kokainës u gjet në fund të muajit shkurt të këtij viti, e ardhur nga Kolumbia. Ngarkesa ishte futur në një kontenier me banane, dhe porosinë e kishte kryer kompania “Arbri Garden”. Droga ishte fshehur në një dysheme të fshehur (dyfishtë) në kontenier.

Policia në atë kohë vuri në pranga drejtuesin e kamionit, menaxherin e kompanisë Arbri Garden si dhe shpalli në kërkim pronarin Arbër Çekaj. Ky i fundit ishte larguar në Gjermani dhe u arrestua në bashkëpunim me autoritetet gjermane në muajin maj në një provincë pranë Dusselforfit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Valbona Selimllari RREZIKON jetën, VIP-at SHQETËSOHEN për Missin shqiptar (FOTO)
Previous article POGBA EGOIST: “Dua një yll… nuk e meritojmë atë që kemi!”

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT