Janë zbardhur detaje të reja lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur sot jashtë Portit të Durrësit. Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, ndërsa ishte porositur nga kompania ‘Arbri Garden’, në pronësi të Arbër Çekaj.
Burime nga grupi hetimor i dosjes ‘kokaina’ bëjnë me dije se pronari i kompanisë, që porositi 613 kg kokainë, ndodhet jashtë vendit. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton që Arbër Çekaj ka dalë nga Shqipëria prej më shumë se 3 javësh.
Edhe mbrëmjen e kaluar, kur është bërë operacioni dhe është zbuluar magazina me kokainë, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ ndodhet në Gjermani. /ReportTv


