Detaje të reja bëhen me dije lidhur me arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas sekuestrimit të rreth 613 kg kokainë, e fshehur në një ngarkesë me banane, e porositur nga kompania në pronësi të Çekajt, “Arbi Garden”. Sasia e kokainës u kap në shkurt të vitit 2018.
Sipas një njoftimi të autoriteteve gjermane, Arber Çekaj u arrestua në Dusseldorf këtë të premte nga efektivë të Policisë Kriminale gjermane. Ai u paraqitën sot në Gjykatën e Qarkut në Dusseldorf, e cila lëshoi ndaj tij një urdhër-ndalimi. Një gjykatë më e lartë rajonale tani duhet të vendosë nëse ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Lidhur me arrestimin e Çekajt, policia shqiptari njoftoi: “Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë Gjermane është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj. Arber Çekaj është pronari i firmës ‘Arbi Garden’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last snoë” U shkëmbyen informacion në kohe rekord mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ky shtetas është kapur në një provincë pranë Dysedorfit”.
Lidhur me sasinë e kokainë dy persona të tjerë janë arrestuar dhe ndaj tyre rëndon masa e arrestit me burg.
Vetë Arbër Çekaj, në një lidhje telefonike me një televizion pak pas kapjes së sasisë së kokainës, ka mohuar përfshirjen në trafik.


